Situata në Zharrëz, Balilaj:
Dëmet do kompensohen 100%

Situata e ditëve të fundit sa i përket grevës së urisë dhe marshimit të banorëve të Zharrëzës drejt Tiranës kanë bërë që të ketë një reagim nga ana e pushtetit lokal.

Sot ka pasur një deklaratë për media nga kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj.

Ajo është shprehur se ngritur disa komisione për të verifikuar situatën e shtëpive të cilat janë dëmtuar nga kompanitë naftënxjerrëse. Sipas saj, ky komision ka përfunduar vlerësimin e 470 banesave, pritet edhe verifikimi i 100 shtëpive të mbetura. 

Gjithashtu Balilaj është shprehur se bashkia në bashkëpunim me emergjencat civile do t'i paraqesë këto dosje qeverisë për të filluar procesin e dëmshpërblimit dhe kompensimit të gjithë banorëve në masën 100 përqind. 

"Bashkia e Patosit ka ngritur në mënyrë emergjente në përgjigje të situatës komisionit të konstatimit dhe të vlerësimit të dëmtimeve të shkaktuara në banesat nga fenomeni i lëkundjes  se tokës.
 
Ky komision ka verifikuar 570 banesa dhe ka përfunduar vlerësim e 470 banesave dhe aktualisht janë në terren për të përfunduar atë Bashkia në bashkëpunim me emergjencat civile pranë Ministrisë së Brendshme do t'ia paraqesë këto dosje qeverisë për të filluar procesin e dëmshpërblimit dhe kompensimit të gjithë banorëve. Do kërkojmë që dëmet të dëmshpërblehen 100 përqind"
 
Përsa i përket grevës së urisë dhe marshimit të tyre drejt Tiranë, nëse grevistët do të kishin dëgjuar më shume se çfarë është shkruajtur do të kishin durimin dhe kohen ne dispozicion për të përfunduar gjithë procesin ndoshta nuk do të ndodhnin këto që po ndodhin që mund të shfrytëzohen edhe nga prapavija politike",
u shpreh Balilaj.
 
Gjithashtu edhe kreu i njësisë administrative Zharrëz, Arben Semanjaku, është shprehur se komisioni i ngritur po bën të gjitha vlerësimet e nevojshme

"Nga verifikimet paraprake, janë 570 banesa të cilat rezultojnë të dëmtuara. Si pushteti lokal dhe qeveria qendrore po vazhdon me hapa të shpejtë për të realizuar dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara në këtë zonë", tha Semanjaku.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti