TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën, gjatë një konference për shtyp se, "stabiliteti financiar i vendit është tërësisht i pacënuar".
Në një komunikim të drejtpërdrejtë me median dhe publikun, Kryeministri Edi Rama foli mbi situatën aktuale në BSH.
"Është e qartë se gjithçka ka ndodhur në këto javë ka sjellë në vëmendje një problematikë të brendshme të BSH, që sigurisht duhej adresuar dhe zgjidhur sa më parë. Por është po kaq e rëndësishme që në këtë zhurmë të përditshme që ka shoqëruar gjithë këtë histori të theksohet fort se ngërçi ku ndodhet sot BSH ka të bëjë me një problem administrimi të brendshëm të Bankës dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin financiar", tha Rama.
Sipas Kryeministrit, "nëse do të ndodhte kjo e fundit, do të kishte qenë një problematikë e madhe më vete, për të gjithë sektorin bankar dhe ekonominë".
Kryeministri u shpreh se "pavarësia e Bankës së Shqipërisë është një kusht themelor për mirëfunksioninim e këtij institucioni, si dhe për të ndërtuar raportin mes një qeverie dhe vetë Bankës". /ATSH/
/Shqiptarja.com