Situata në Kosovë, sekretari organizativ i VV: Qasja e Kurtit ndaj Borrell e drejtë, s’paraqitnin se ç’ndodhte në dialog! Serbia s’ka zbatuar asnjë marrëveshje

Ndonëse me një situatë mjaft të tensionuar që prej fundit të muajit gusht, baza e qeverisë së Kosovës me propozimin franko gjerman, mbetet dialogu dhe zgjidhja e përgjithshme dhe jo njohja. Për sekretarin organizativ të Vetëvendosjes, Alim Rama, i ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, situata e krijuar së fundmi në Kosovë dhe si dhe kritikat ndaj Kurtit nuk kanë qenë me vend. Sipas Alim Ramës, Kurti, Gërvalla apo edhe Osmani kanë qenë të detyruar edhe të ‘kërkonin’ llogari ndaj shefit të diplomacisë së BE-së pasi deklaratat e BE-së nuk paraqisnin situatën reale në dialog.

“Edhe kryeministri Kurti e ka shprehur që ajo është bazë dialogu. Jemi të përcaktuar që të kemi një zgjidhje të përgjithshme. Sipas veprimeve që janë marrë deri tani, Serbisë nuk po i kërkojnë zgjidhje për këto probleme që kemi mes veti.

Përfaqësuesit e Kosovës kanë qenë të detyruar. Ndonjëherë deklarimet se paraqesin drejtpërdrejt se ç’ndodh në dialog. Zoti Borrell ka shkuar me një akuzë që s’ka qenë faji i Kosovës.”- tha ai.

Po ku qëndron ngërçi i tensioneve të Kosovës me Serbinë? Për sekretarin organizativ të Vetëvendosjes, thelbi i problemeve me Beogradin është shpërfillja e serbëve në zbatimin e marrëveshjeve. Duke mos respektuar marrëveshjet, rrjedhimisht të gjitha proceset të cilat janë në vend numëro në Kosovë do të mbeten pezull.

“Ka shumë elementë që ndikojnë në këtë çalim të procesit, mos interesimi i Serbisë që mos t’i rregullojë raportet. Nëse i rikthehemi Serbisë nuk ka javë që Vuçiç që s’thotë deklarata që s’merret me Kosovën, pra ata kanë probleme që të jemi të barabartë.

Qasja e Kurtit është parimore, nuk është më koha që ne ti adresojmë çështjet në mënyrë parciale (të copëtuara). Serbët i kthehen, por ata kurrë nuk adresojnë problemet e tyre, s’kanë zbatuar asnjë marrëveshje.”- vijoi ai.

Pyetje: Po liberalizimi i vizave? A është vonuar procesi për shkak të gjuhës së Kurtit ndaj Borrellit?

“Jo nuk është e vërtetë. Tani është thjesht çështje proceurale që deri më janar të 2024 të kemi. Besoj dhe kjo është e padrejtë se Kosova i ka plotësuar kushtet edhe më herët.”- u shpreh Alim Rama.

Sa u përket marrëdhënieve me kryeministrin e vendit Edi Rama, për Alim Ramën raportet janë shumë korrekte. Sa i përket Open Balkan, sekretari organizativ i vetëvendosjes është shprehur se Kosova është më e përqëndruar me Procesin e Berlinit.

“Besoj që aty është raport korrekt. Edhe ministrat kanë bashkëpunim. Na duhet një afrim, veprimet konkrete e tregojnë që raportohet tona janë në linjën e duhur. Raportet praktike janë më të vlefshme se matja e temperaturës.

Sa i përket Open Balkan jemi më shumë për Procesin e Berlinit. Janë qëndrimet që nuk ndihmojnë Kosovën, ato të Open Balkan.”- përfundoi ai.

Ç'ndodhi me barrikadat në veri:

Prej datës 10 dhjetor disa serbë në Veri të Kosovës ngritën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo ishte përgjigja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht iu shqiptua masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë u dërgua në në arrest shtëpiak. Pas lirimit të tij, gradualisht pas 20 ditësh serbët kanë tërhequr barrikadat nga veriu. 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg