Situata në Kosovë, Xhavit Haliti për Report Tv: Kurti e ka marrë shumë lehtë, edhe komandantit të KFOR-it s’i hapi telefonin! Vuçiç kërkon destabilizim

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, i cili ka mbajtur edhe pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, e konsideron të papranueshme situatën e krijuar në veri të Kosovës. Ai thotë se Vuçiç ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë tentativë për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin.

“Është një situatë që askush nuk e ka dëshiruar, një situatë që ka tensionuar raportet e Kosovës me BE-në, me SHBA-të, me KFOR-in, EULEX-in. Përgjegjësia është e ditur për të dyja palët. Implikimi i Presidentit të Serbisë në këto ngjarje është shumë i madh dhe shumë i dukshëm. Nga njësia speciale serbe janë futur dhe kanë bërë ato raprezaliet atje kundër KFOR-it. Ndërhyrja e menjëhershme KFOR-it ka qenë totalisht e domosdoshme. Serbët nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje me urdhër të Vuçiçit. Ata kanë marrë pjesë gjithmonë. Vuçiç ka gjithmonë qëndrime nacionaliste për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin”, tha Haliti në bisedën me gazetarin Nertil Agalliu. 

Ai u shpreh se Albin Kurti po bën lojëra që nuk e zgjidhin në thelb problemin. Madje ai tha se Kurti edhe komandatit të KFOR-it nuk i ka hapur telefonin.

“Albin Kurti e ka marrë me lehtësi situatën  këto dy ditë. Unë kam informacion se ai i ka mbyllur edhe telefonat dhe nuk i është përgjigjur as Komandatit të KFOR-it. Por në një moment ky i fundit e ka gjetur se ku është dhe janë takuar dhe kanë biseduar. Ne nuk mund ta instalojmë pushtetin në veri me 2% të votave. Dhe për këtë duhet biseduar me miqtë për të gjetur një zgjidhje. Të ndërpritet kjo situatë që është e papranueshme”, tha deputeti i opozitës në Kosovë, Xhavit Haliti.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion