Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ishte thirrur sot në dëgjesë në Komisionin e Punëve të Jashtme për të raportuar për situatën e luftës në Lindjen e Mesme në raport me Shqipërinë. Hoxha dha shifrat për shqiptarët që ndodhen në rajon.
Ministri tha se rreth 20 shtetas shqiptarë ndodhen aktualisht në Iran, por theksoi se kjo shifër mund të mos jetë e saktë. Hoxha u shpreh se shumica prej tyre janë gra të martuara atje dhe që kanë qëndrim të përhershëm, duke shtuar se, në rast se do të kërkohet asistim për largim nga vendi, Ministra e Jashtme do t’i përgjigjet.
“Ne kemi 20 shqiptarë, një familje me 5 veta dhe të tjerët janë me të cilët kemi qenë në kontakt, nuk e dimë të saktë sesa janë. Shumica e tyre janë gra të martuara që janë rezidente. Nuk kemi bërë dallim, nëse do të na kërkojnë ndihmë o të bëjmë më të mirën për t’i asistuar”, tha Hoxha.
Për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin, ministri tha se marrja e informacionit për shqiptarë atje ka qenë e vështirë dhe se është dashur gjetja nëpërmjet modaliteteve të tjera për të qenë në dijeni të rasteve.
Ministri Hoxha tha se që prej përshkallëzimit të konfliktit më 28 shkurt, është ngritur një Shtab i Posaçëm që ka punuar pandërprerë, 24 orë në kontakt me përfaqësitë diplomatike në vendet e prekura dhe ato përreth.
Hoxha nënvizoi se Shqipëria s’ka mbyllur asnjë ambasadë në vendet e prekura.
“Pavarësisht nga përshkallëzimi i situatës, pavarësisht përkeqësimit të situatës së sigurisë, ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë prej përfaqësive diplomatike, duke vënë në plan të parë nevojën për të ndjekur zhvillimet dhe për të asistuar shtetasit tanë atje”, u shpreh ai.
Ferit Hoxha gjithashtu komentoi dhe sulmet kibernetike të bëra ndaj infrastrukturës së Kuvendit të Shqipërisë nga grupi iranian i hakerave “Homeland Justice” duke thënë se duhet të kemi një rritje të vigjilencës dhe revolucion në përmirësimin e sigurisë dixhitale.
“Regjimi i Iranit s’është ndalur ndonjëherë për të sulmuar Shqipërinë. Ndodhi në vitin 2022. Që prej asaj kohe ka ndodhur një revolucion në përmirësimin me aftësinë, sigurinë, por siguri 100% në teknologji nuk ka. Fakti që arritën të cenojnë infrastrukturën teknologjike të Kuvendit do të thotë që duhet të jemi shumë të vëmendshëm”, tha Hoxha.

1000 shqiptarët rezidentë në Izrael nuk kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar, bëri me dije ministri Ferit Hoxha në Komisionin e Jashtëm. Ai tha se është ofruar ndihmë për vizitorët, ndërsa rezidentët s’kanë bërë asnjë kërkesë pasi e njohin dhe e dinë se jetojnë në një vend ku konflikti është i vazhdueshëm.
“1000 rezidentë shqiptarë në Izrael. Vizitorët kanë ikur. I kemi asistuar, transportuar në masën maksimale. Ata që kanë zgjedhur të jetojnë në Izrael, e dinë se ku shkojnë, çfarë vendi është, në çfarë situate mund të gjenden sepse për nga natyra, atje konflikti është në gjendje permanente. S’ka asnjë kërkesë nga shqiptarët në Izrael që na çoni në Shqipëri. Janë më të mbrujtur me idenë e paqëndrueshmërisë dhe është në zgjedhjen personale të tyre”, tha ministri.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Jashtëm, ministri Hoxha tha se integrimi europian është në zemër të çdo politike në Shqipëri dhe nuk preket. Ministri i Jashtëm tha se sot gjendemi në pikën më të afërt.
Njëkohësisht, preku tërthorazi edhe reagimet e një dite më parë të ndërkombëtarëve për luftën ndaj korrupsionit pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
"Nuk ka asnjë pikë dyshimi në vendosmërinë e këtij vendi, shoqërie të gjithë klasës politike shqiptare, popullit shqiptar që njihet e vlerësohet në Bruksel, që integrimi europian është zemra e çdo politike në Shqipëri. Ajo s’mund të cenohet e preket nga asgjë. Integrimi bëhet për shqiptarët, jo për momente të veçanta. Është një rrugë që ka vazhduar, sot gjendemi në pikën më të afërt kështu që është një dimension që shkon përtej çdo gjëje momentale, rasteve individuale. S’dua t’i hyj këtij debati se është politik dhe s’e ndiej veten të aftë. Mund t’ju them të jemi të duruar, ne punojmë ditë e natë me partnerët, i dimë kërkesat e tyre, reagimet e tyre, i kam lexuar deklaratat e tyre që ishin për luftën ndaj korrupsionit", tha Hoxha.

Në Komisionin e Jashtëm, ministri Ferit Hoxha iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve për krijimin e Këshillit të Sigurisë.
“Nuk ka qenë në termat e dramaticitetit që mund të kërkonte Këshill Sigurie, por është në tagrin e Presidentit të Republikës”, tha ministri.
Lidhur me raportet me Kinën, ai nënvizoi se janë marrëdhënie normale dhe është e nevojshme të ruhen, por duke ruajtur ekuilibrin mes pozicionimit të aleatëve ndërkombëtarë dhe interesave të vendit.
“Nuk kemi marrëdhënie preferenciale me Kinën, kemi marrëdhënie normale. Është vend i fuqishëm, duhet të mbajmë raportet tona me të. Tregtia është pjesë e ndërveprimit mes vendeve, kombeve, kemi parasysh pozicionimin e BE dhe SHBA-ve, do t’i mbajmë, por do të ndjekim edhe interesat tona sa kohë që s’preket siguria ndërkombëtare ose partnerët tanë”, tha Hoxha.

Ministri i jashtëm Ferit Hoxha tha se rreth 20 shqiptarë ndodhen në Iran, por theksoi e kjo shifër mund të mos jetë e saktë. Hoxha tha se shumica prej tyre janë gra të martuara dhe rezidente në Iran, ndërsa shtoi se në rast se do të kërkohet ndihmë për tu larguar, do të asistohet nga ana e ministrisë.
“Ne kemi 20 shqiptarë, një familje me 5 veta dhe të tjerët janë me të cilët kemi qenë në kontakt, nuk e dimë të saktë sesa janë. Shumica e tyre janë gra të martuara që janë rezidente. Nuk kemi bërë dallim, nëse do të na kërkojnë ndihmë o të bëjmë më të mirën për t’i asistuar”, tha Hoxha.
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha se situata e luftës në Lindjen e Mesme është favor i qsrtë për Rusinë pasi lehtëson shitjen e naftës që ajo prodhon.
“Është në interesin e Rusisë që konflikti të vazhdojë sepse duke krijuar një situatë të shtrënguar të tregtisë botërore së naftës, do të ketë lirime për sa i përket tregtimit të naftës ruse. Në kushte emergjente, vendet bëjnë zgjidhje emergjente. Irani e ka ndihmuar Rusinë me dronët Shahid në luftën në Ukrainë. Së fundmi, për të lehtësuar barrën e tregut dhe rritjen e çmimeve, presidenti i SHBA-ve ka marrë një vendim të veçantë që kanë lidhje me Rusinë, interesat e Rusisë janë absolutisht të qarta”, tha ministri.
Në përgjigje të pyetjeve të Edmond Haxhinastos lidhur me kohëzgjatjen e luftës dhe mundësinë e paqes, ai tha se afati është në dorë të amerikanëve, ndërsa zgjidhja më e mirë është Irani demokratik.
“Kohëzgjatja, do të flisni me amerikanët. Në lidhje me mundësinë e paqes, për mua, për Shqipërinë, zgjidhja më e mirë është një Iran demokratik. Që nuk është kërcënim për rajonin, fqinjët, Lindjen e Mesme dhe sigurinë ndërkombëtare për të dalë njëherë e mirë nga qerthulli i rrezikut”, u shpreh Hoxha.
Pas pyetjeve të sekretares së Komisionit të Jashtëm, Marjana Koçekut, për ministrin Hoxha që iu referuan përpjekjeve të Shqipërisë për zbutjen e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndërgjegjësimin e njerëzve për luftën hibride, kryetari Igli Hasani pati një koment.
“Do e pyesim pastaj ministrin për emrat e banorëve të Pekinit”, tha ai duke iu referuar pyetjeve të hollësishme të Komisionit.
Tritan Shehu tha në Komisionin e Jashtëm se shteti shqiptar nuk bëri mjaftueshëm për të ndihmuar qytetarët në mënyrë direkte në vendet e prekura në Lindjen e Mesme. Ai tha se ndryshe nga shtetet e tjera që vunë gjithçka në dispozicion, Shqipëria është “më antisocialja në Europë, në të gjitha parametrat”.
“Shtetit shqiptar i mungon diçka, aspekti social. Shteti shqiptar është shteti më antisocial në Europë, në të gjitha parametrat. Kjo është e vërteta dhe kjo u vërtetua edhe në këtë krizë që aq sa ishte, ishte e dhimbshme për ata që e pësuan dhe duhej që shteti të ndërhynte që në momentin e parë me të gjitha mjetet duke qenë konkret siç ishin në vendet e tjera, në mjete, fonde, rrugë”, tha Shehu.
Në Komisionin për Punët e Jashtme, ministri Hoxha iu referua edhe sulmit të fundit kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit. Ai tha se kjo duhet të na bëjë më të vëmendshëm dhe tregon se Irani do të përdorë çdo mjet kundër Shqipërisë. Çështja është në NATO, por për arsye sigurie nuk dha detaje, ndërsa u shpreh i sigurt te mbështetja e Aleancës.
“Regjimi i Iranit s’është ndalur ndonjëherë për të sulmuar Shqipërinë. Ndodhi në vitin 2022. Që prej asaj kohe ka ndodhur një revolucion në përmirësimin me aftësinë, sigurinë, por siguri 100% në teknologji nuk ka. Fakti që arritën të cenojnë infrastrukturën teknologjike të Kuvendit do të thotë që duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Duhet të jemi alert dhe tregon pozicionimin e Iranit që do të prëdorë të gjitha mjetet kundër Shqipërisë. Kemi ngritur çështjen në NATO, diskutime të mbyllura dhe e kemi ngritur në termat e rritjes së gatishmërisë së mbrojtjes për aleancën që ka treguar nivelin që është dhe kemi bindjen, garancinë, rehatinë që nuk jemi vetëm, kemi partnerët e tjerë të NATO-s me vete dhe ndihemi të sigurt”, tha Hoxha.
Hoxha tha se Shqipëria mbështet politikën e jashtme të sigurisë kolektive, ku renditet krah SHBA-ve dhe i ka kërkuar Iranit ndalimin e programit bërthamor dhe raketave balistike.
“Politika e jashtme mbështet sigurinë kolektive, por i kemi kërkuar Iranit, në vendet pararojë bashkë me SHBA-të, kemi qenë shumë të qartë lidhur me kërkesën për të ndalur programi bërthamor dhe raketat balistike. Kemi pasur një ndjeshmëri të veçantë lidhur me protestat në Iran pas vrasjes së vajzës që është bërë simbol i qëndresës qytetare që u vra thjesht sepse nuk kishte mbuluar kokën me shami dhe ka qenë moment i veçantë sepse kemi bërë lidhjen me Shqipërinë kur mohoheshin të drejtat bazike”, tha ministri.
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha deklaroi shifrat e shqiptarëve që ndodhen në vendet e Lindjes së Mesme që prej përshkallëzimit të luftës Hoxha tregon se 2962 shqiptarë ndodhen në rajon dhe që kanë lejen për qëndrim të përhershëm dhe 543 me qëndrim të përkohshëm.
Ministri tregoi se 17 shtetas janë evakuuar dhe se vështirësia më e madhe ka qenë për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve që ndodhen në Iran për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Rezidentë: 2.962 shtetas shqiptarë në rajon në fillim të konfliktit: Me qëndrim të përkohshëm: 543 shtetas; këta janë udhëtarë. Të kontaktuar nga ambasadat individualisht, një për një, emër për emër: 2511 shtetas (85%). Të interesuar për t'u larguar nga zona e konfliktit: 138 shtetas. Të asistuar/udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme: 703 shtetas. Të larguar individualisht: përafërsisht 24 shtetas. Të planifikuar për t'u larguar individualisht sipas kanaleve/mënyrave të sigurta të transportit: 45 shtetas. Qytetarët që janë evakuuar me asistencën e shteteve të treta: 17 shtetas. Është praktikë që kur një shtet që ka mundësi më shumë, organizon lëvizjen e shtetasve të vetë dhe kur ka vende të lira ndihmon edhe shtetas të vendeve të tjera. Janë bërë në këtë formë.
Vështirësia më e madhe ka qenë në Iran që ka pasur shqiptarë, por nuk jemi të pranishëm atje, por na është dashur të gjejmë modalitet. Kemi qenë në marrëdhënie me kryqin e kuq dhe ekuivalentin e tij Gjysmëhënën e Kuqe e kuqe që t’i ofrohet ndihmë ndaj shqiptarëve dhe nxjerrin nga territori i Iranit. Kemi shkurajuar udhëtimin në këto zona”, tha Hoxha.
Komente










