Zërat se Shqipëria mund të jetë objektiv i një sulmi të mundshëm iranian, kryeministri Edi Rama i quan thashetheme dhe spekulime kriminale e të papërgjegjshme.
“Është prodhuar në mënyrën më kriminale dhe të papërgjegjshme edhe një seri lajmesh për gjoja mundësinë e sulmit mbi Shqipërinë. Por, ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sikundër NATO e demonstroi qartësisht në Turqi, ku goditi menjëherë një raketë të ardhur nga Irani, gjë të cilën pastaj e nënvizoi bukur mirë edhe gjenerali amerikan i komandës së NATO-s, qartësisht, kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, tha Rama.
Këto spekulime, kryeministri ia faturon kundërshtarëve politikë, që sipas Ramës ushqejnë shpresën e kotë të ngritur mbi lajme të rreme, se qeveria e tij mund të rrëzohet pas një sulmi të Iranit.
“Me gjithë keqardhjen për të keqen, që me siguri nuk e ka aspak problem, nëse do t’i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë, vetëm e vetëm për të ushqyer shpresën e kotë dhe siç thonë tironsit, ‘ondrrën në beze’, se do të përmbyset i ashtuquajturi ‘regjimi i Edi Ramës’, vijoi më tej kryeministri.
I vetmi rrezik që i vjen vendit tonë thotë Rama, nuk janë sulmet, por pasojat e luftës:
“Edhe ne jemi të prekur në sensin fatmirësisht, jo fizik, por patjetër politikisht, shpirtërisht, njerëzisht nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe nga përshkallëzimi i situatës së sigurisë në një rajon, ku kemi miq të jashtëzakonshëm”, vijoi më tej Rama.
Në këto momente, evidenton shefi i qeverisë, i vetmi shqetësim është siguria e shqiptarëve që ndodhen në vendet e konfliktit.
“Prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende, përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshme qoftë me ne, qoftë me autoritetet vendase, po bëjnë gjithçka për ta monitoruar situatën, për të informuar dhe për të asistuar. Ndërkohë që, çështja kyç e fluturimeve mbetet një sfidë për të gjithë”, shtoi Rama.
Për këtë çështje, me kërkesë të deputetëve të opozitës, kryeministri Edi Rama është thirrur në një seancë dëgjimore edhe në Komisionin e Jashtëm të hënën e 9 marsit.
Shefi i Ekzekutivit foli edhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin e Turizmit në Berlin, ku tha se vendi ynë u ftua për t'u vendosur në pjedestal të këtij eventi. Kjo sipas kryeministrit, për shkak të hapave të mëdhenj progresiv që ka bërë Shqipëria në fushën e turizmit gjatë viteve të fundit.
"Një moment i rëndësishëm i kësaj jave ishte edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin më të madh ndërkombëtar të turizmit në botë, ai i Berlinit, i cili këtë vit shënoi edhe 60-vjetorin e tij. Nëse ju kujtohet, vjet Shqipëria u ftua në Berlin si vendi, i cili u vu në piedestal. Çdo vit ka një vend që vihet në piedestal dhe që në njëfarë mënyre është bashkëmikpritësi i panairit.
Këtë vit nga data 3 deri më 5 mars, Shqipëria u riprezantua në atë panair si destinacioni autentik mesdhetar, përmes konceptit 'Albania All Senses', duke sjellë një panoramë të pasuruar të asaj që ishte prezantimi ynë i parë në atë panair: natyrë e jashtëzakonshme, histori unike, përvoja autentike, trashëgimi kulturore, në një vend që po rritet si aktor në industrinë e turizmit me ritme të shpejta", shtoi Rama.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin e Turizmit në Berlin si një ngjarje të madhe për vendin tonë. Sipas Ramës, Shqipëria u ftua në këtë panair, si vendi që u vu në piedestal.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Një moment i rëndësishëm i kësaj jave ishte edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin më të madh ndërkombëtar të turizmit në botë, ai i Berlinit, i cili këtë vit shënoi edhe 60-vjetorin e tij. Nëse ju kujtohet, vjet Shqipëria u ftua në Berlin si vendi, i cili u vu në piedestal.
Çdo vit ka një vend që vihet në piedestal dhe që në njëfarë mënyre është bashkëmikpritësi i panairit.
Këtë vit nga data 3 deri më 5 mars, Shqipëria u riprezantua në atë panair si destinacioni autentik mesdhetar, përmes konceptit “Albania All Senses”, duke sjellë një panoramë të pasuruar të asaj që ishte prezantimi ynë i parë në atë panair: natyrë e jashtëzakonshme, histori unike, përvoja autentike, trashëgimi kulturore, në një vend që po rritet si aktor në industrinë e turizmit me ritme të shpejta.
Me mbi 100 mijë pjesëmarrës nga rreth 190 vende të botës, panairi i Berlinit mbetet një nga skenat më të rëndësishme globale të turizmit, dhe fakti që Shqipëria, jo vetëm hyri në atë panair, por edhe vazhdoi të tërheqë këtë vit shumë interesim, është një mesazh i qartë se sezoni që po vjen do të jetë një sezon ende më i suksesshëm. Dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve të një tufe ditëzinjsh dhe punëzinjsh, siç thoshte dhe siç nuk i bie fjalë në tokë avokat Ngjelës, numrat rekord të Shqipërisë do të konsolidohen.
Komente











E kush humb kohen me ty per te te rrezuar?! Mos i jep kot rendesi vetes me shume se sa ke ne te vertete.Por ke te drejte kur shqetesohesh per pasojat e luftes dhe duhet te shqetesohesh patjeter,sepse fale teje dhe Osmanit qe u hodhet me koke ne /Bordin e Paqes/ sapo ju tha Trump /Hidhuni!/ dhe fale Berishes qe na ngateroi me Konferencen islamike,tani do te na duhet te dergojme trupa ne zonen me te rrezikshme te planetit.Jeta e trupave tona do te jete ne rrezik!
PërgjigjuEdhe ne diten e grave, na nxirrni këtë fytyrë, jeni vërtet të pashpirt.
Përgjigju