Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka reagur këtë të enjte me një deklarate për situatën në Maqedoni, ku një ditë më parë Presidenti maqedonas, Ivanov nuk mandatoi qeverinë Zaev me pretendimin se platforma e partive shqiptare është e përgatitur nga një vend tjetër.
 
Meta ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e rënduar politike në Maqedoni ku ka inkurajuar forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet.
 
‘’Dëshiroj të shpreh keqardhje për retorikat nacionaliste antishqiptare, të cilat cënojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike si një garanci për stabilitetin e vendit fqinj. Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euroatlantik të Maqedonisë’’,-është shprehur kreu i Kuvendit Meta.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com