Situata në Maqedoni, Rusia:
Shqipëria të mos ndërhyjë

Situata në Maqedoni, Rusia:<br />Shqipëria të mos ndërhyjë
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar lidhur me krizën e gjatë politike që po kalon Maqedonia dhe pas përplasjeve të fundit sa i takon platformës shqiptare. 

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e saj të internetit, MPJ ruse akuzon Tiranën zyrtare se ka ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë. Por, Rusia nuk atakon vetëm qeverinë shqiptare, por edhe BE-në e NATO-n se po ua imponojnë maqedonasve të ashtuquajturën "platformë shqiptare". 

"Shprehim shqetësimin për thellimin e krizës politike në Maqedoni të provokuar nga ndërhyrjet e ashpra nga jashtë në punët e brendshme të vendit”, raporton Reuters.

Nëpërmjet përzierjes aktive të udhëheqësisë të UE dhe NATO bëhen tentime që maqedonasve t’ua imponojnë të ashtuquajturën “platformë shqiptare”, e krijuar në Tiranë në kabinetin e kryeministrit dhe nën hartën e Shqipërisë së Madhe, duke ilustruar pretendimet territoriale të fqinjëve të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë.

Na brengos fakti që në këtë aferë janë të kyçur dhe qeveritë e njëanshme të Kosovës së pavarur, dhe besojmë se kjo linjë shkakton rrezik dhe kërcënohet me shkatërrimin e shtetit maqedonas dhe destabilizim të gjithë Ballkanit”, vijon reagimi i MPJ ruse.

“Duam të rikujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, të mbajtura pas insistimit të UE dhe SHBA, fitoi partia në pozitë në krye me Nikolla Gruevskin. Tani perëndimi dhe pakica shqiptare dëshirojnë që në qeveri të sjellin partinë humbëse, duke pranuar dhe ultimatumet shqiptare, që shkakton rrezik të themeleve Kushtetuese të vendit. Vazhdimi i përpjekjeve destruktive të imponohet politikë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve maqedonas mund vetëm të përkeqësojë situatën. Është e patjetërsueshme të ndalohet përzierja e jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë, por dhe të respektohet dhe e drejta e qytetarëve maqedonas që ata vet të zgjidhin të ardhmen e tyre, në përputhje me principet demokratike”, thuhet më tej në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini