Situata në PD, anëtari i Këshillit Kombëtar për Report Tv: Foltorja dështoi, por e dëmtoi shumë partinë! Basha sërish kryetar pas protestës së nesërme

"Foltorja dështoi, por e dëmtoi shumë PD-në", kështu deklaroi sot anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Redi Varaku. I ftuar në "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, Varaku u shpreh se objektivi i Berishës është largimi i Bashës nga drejtimi i PD, por theksoi se ka dështuar në këtë drejtim. Një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, Varaku tha se pret të njëjtën retorikë dhe të njëjtën përpjekje për ta bërë sa më spektakolare lëvizjen e tij. Megjithatë, përkundër përpjekjeve të Berishës, Varaku theksoi se Basha do të vijojë të ketë kryetar i PD-së më 9 janar.

"Aksioni i Beishës ka një objektiv, të largojë Bashën nga drejtimi i PD. Përzgjodhi strategjinë e tij politike që kulmoi në Kuvendin e 11 dhjetorit e më pa pati referendum. Berisha e pa veten jashtë PD, jashtë influencës që kishte patur në PD dhe për të shpaguar këtë, bëri këtë lëvizje. Pjesë e strategjisë së tij politike. Basha zgjodhi strategjinë e tij për tju përgjigjur. Foltores ai i vuri përballë numrin tre të SHBA për Rajonin Gabriel Escobar që hodhi poshtë pretendimet e Berishës. Foltorja mori përgjigje nga Escobar. Kuvendit të 11 dhjetorit, Basha i dha përgjigje me Kuvendin e 18 dhjetorit. Basha e ka të konsoliduar grupin e deputetëve, Këshillin Kombëtar, kryetarët e degëve në rrethe. Berisha, politikisht ka dështuar ta rrëzojë Bashën. Nesër është një protestë, taktikë në vazhdën e strategjisë për të deligjitemuar Bashën. Nesër pres një retorikë si sot, përpjekje për ta bërë sa më spektakolare gjënë dhe për t'i thënë opinionit publik se ky është i shkarkuar, pro Basha me datë 9 do vijojë të jetë aty", tha ai.

Se çfarë do të ndodhë me fatin e PD, me demokratët të ndarë tashmë në mbështetës të Bashës dhe Berishës, Varaku u shpreh se dy janë opsionet, që lëvizja e Berishës të shndërrohet në parti politike ose të vijojë aksionin paralel me PD.

"Mund të ndodhë që kjo lëvizje të shndërrohet në parti politike, të vijojë aksionin paralel me institucionet e PD apo edhe opsione të tjera. Do të ishte shumë e dëmshme për PD nëse do krijohej parti tjetër", shtoi ai.

Situata në PD është shumë e tensionuar, teksa Berisha ka thirrur ditën e nesërme një protestë që do të nisë në orën 12:00, ndërsa protestuesit do të mblidhen në selinë e PD. Pavarësisht deklaratave të Berishës se protesta do të jetë paqësore, PD ka marrë masa duke përforcuar hyrjen në selinë blu, për të qenë ë përgatitur për çdo skenar. Berisha ka deklaruar sot nga shkallët e selisë blu, pasi e gjeti derën të mbyllur, se nesër do të largojnë Bashën, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se do të jetë në zyrë për të vijuar punën si normalisht. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I tej: 07/01/2022 16:15

    O Berish o qen morrash do te shkosh ne te Sheqetes……

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja