Situata në PD, Logu për Report Tv: Bardhi pazar me Berishën! Ndarja me ata që mbështesin non gratën përfundimtare

Ndarja mes Partisë Demokratike u bë edhe më e thellë pas takimit që Gazment bardhi zhvilloi me Sali Berishën, ndërsa Basha e shkarkoi nga çdo post. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu komentoi në Report Tv situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, ndërsa sa i takon këtij takimi Logu thotë se nuk ishte një bashkim natyral. Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Logu tha se Bardhi ishte ulur përballë deputëteve të Berishës sikur po bënin Pazar.

“Nisur nga takimi, duket që nuk është se ishte një bashkim natyral që palët e kuptuan që duhej të bënin më të mirë për demokratët. Palët ishin përballë, sikur ishin në pazar. I rri kostumi i vogël për hir të demokratëve ke dy vite që konfliktohesh. Nuk përmban moral dhe për  faktin se palët kanë pa akuza të ndërsjellëta, kanë arritur derisa janë etiketuar me njëri tjetrin si vrasës dhe kriminal”, tha Logu.

I pyetur nëse ka më vend për Bardhin në PD, Logu tha se nuk kanë përjashtuar askënd, por ndarja e tyre me non gratën dhe personat që i mbështesin është përfundimtare.

“I vetmi person që është përjashtuar është Berisha. Ka qenë vullneti i secilit individ që ka zgjedhur pozicionin në krah apo kundër Berishës. Ka qenë vullneti i tij për t’u pozicionuar sot nesër, apo në një moment të dytë krah Berishës,. Ndarja është e thellë dhe e qartë, me thikë. Me Berishën dhe ata zyrtarë që i kanë futur duart në xhepa qytetarëve është ndarje përfundimtare me PD”, tha Logu.

Ndërkohë, analisti Ben Andoni tha se demokratët prisnin më shumë nga Bardhi.

Bardhi më duket politikan old fashion, se sa nga ata të rinjtë që publiku priste me shumë dëshirë të shihte në imazhin e Partisë Demokratike.

Sa i takon rikthimit të Bashës, Andoni thotë se ai duhet të heqë zhgënjimin e demokratëve dhe se duhet të përballet me beteja të vërteta politike.

“Basha po bën përpjekjen e fundit për tu identifikuar. E kaluara e bën sfidën e tij të madhe. Duhet të heqë zhgënjimin e madh te demokratët. PD e ka luksin të eksperimentojë, por njerëzit në terren ka vite që mbajnë peshën e sherrit të PD dhe mbi të gjitha sfidën e mbijetesës. Duket që Basha po vepron mirë, i duhet të sigurojë besimin q ët ndihet i mbështetur në pjesën organizative. Problemi i vetëm është që PD i duhet të përballet me luftë, me sfida. Basha duhet të zgjidhë përballjen me beteja reale në parlament”, tha Andoni.  

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë