Situata në qarkun Shkodër/ Shpërndahen 41 pako ushqimore në kampet e romëve, 2046 pensione nëpër banesa

Situata në qarkun Shkodër/ Shpërndahen 41 pako ushqimore në kampet e romëve, 2046 pensione nëpër banesa

Foto nga Shkodra

Në Bashkinë Shkodër ka vijuar dezinfektimi I tregjeve të hapura dhe vendosja e sinjalistikës së distancimit fizik.

Janë shpërndarë nga bashkia 41 pako ushqimore dhe higjenike në kampet e familjeve të Romëve që janë të akomoduara në afërsi të lumit Kir dhe të lumit Drin, si dhe 6 pako ushqimore e higjenike në qytetin Shkodër, kryesisht në familje në nevojë ekonomike.

Nga NJVKSH, ka vijuar ndjekja e situatës epidemiologjike, gjatë ditës së sotme, ku janë marrë edhe 23 mostra, prej të cilave 3 janë ritestime të pacientëve të Bashkisë Vau i Dejës të cilët kanë përfunduar karantinimin prej 14 ditësh dhe mostrat janë dërguar në ISHP në Tiranë.

Në bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz, situata epidemiologjike është e stabilizuar, nga 4 rastet negative, 1 është stabilizuar edhe pas dy testeve që kanë dalë negative, 2 të tjerë të së njëjtës familje kanë kryer karantinimin dhe sot janë marrë përsëri mostrat të cilat janë dërguar për ritestim në Tiranë.

Aktualisht në bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz është vetëm një person pozitiv në banesë  i pa hospitaliziar në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Në të gjithë territorin e qarkut vijon hetimi epidemiologjik, mbi kontaktet e të dyshuareve pranë rasteve të konfirmuara pozitive, si dezinfektimi i ambienteve dhe hapësirave publike,  shpërndarja e ilaceve në banesat e pensionisteve dhe asistenca bazuar në komunikimin me banorët.

Nga NJVKSh në Malësinë e Madhe janë marrë masat në zbatim të urdhërit të dy ministrive për vetëkarantinimin e 6 personave që kanë hyrë në pikën e kalimit Hani i Hotit dhe janë akomoduar në Hotel.

Numri i personave që kanë hyrë në pikën e kalimit H.Hotit janë 148, të cilët janë kryesisht shoferë të mjeteve të transportit.

Në Shkodër gjatë 24 orëve të fundit janë bërë rreth 50 vizita urgjente. Të gjithë tamponat e marrë nga personeli shëndetësor kanë dalë negative.

Nga Filiali i Postës Shkodër janë shpërndarë në total, rreth 2046 pensione, prej të cilave në Shkodër-1638, në Pukë dhe Fushë Arrës -117 dhe në Malësi të Madhe-291.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës