Situata në Veri të Kosovës, Albin Kurti: Shtimi i trupave ushtarake të NATO-s përmirëson sigurinë dhe paqen në vend e në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për një prani të shtuar të forcave paqeruajtëse të NATO-s në vend.

“Një përforcim masiv i trupave dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “WELT”.

Pas tensioneve të fundit midis Kosovës dhe Serbisë fqinje, Kosova dëshiron të rrisë numrin e trupave të NATO-s në terren nga dislokimi aktual prej gati 3,800 trupash.  KFOR-i është i pranishëm në Kosovë që nga viti 1999.

"Një rritje e numrit të ushtarëve në forcën paqeruajtëse të furnizuar nga NATO KFOR do të mbështeste përpjekjet tona në mbrojtje," u shpreh Kurti, duke përmendur një akumulim të forcave dhe artilerisë serbe në kufi, si dhe intensifikimin e retorikës nga Rusia dhe Serbia, arsye këto për nevojën për më shumë trupa të NATO-s në Kosovë.

Që prej 10 dhjetorit deri më 29 dhjetor, disa serbë lokalë bllokuan rrugët në veri të Kosovës,  të cilat të çojnë në pikat kufitare me Serbinë, si një përgjigje për shkak të arrestimit të ish-policit serb Dejan Patiç. Arrestimi i Pantiç u bë nën dyshimet se ai ka sulmuar me mjete shpërthyese disa ditë më parë zyrat e KQZ-së dhe u la në arrest me burg, por më 28 dhjetor atij iu ndryshua masa e sigurisë në “arrest shtëpie”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuan vazhdimisht si palës kosovare dhe asaj serbe që të shmangin përshkallëzimet, retorikën nxitëse e të ulin tensionet. Pas kësaj, përfaqësuesit serbë të Kosovës u takuan në Rashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç ku më pas lajmëruan dhe largimin e barrikadave në veri të Kosovës.

S.C/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bastri: 01/01/2023 13:46

    Ky idjot qe ben si i forte e fryhet se jane trupat nderkomberare se ne te kundert do te rri si i menerosur.

    Përgjigju
  • Den: 01/01/2023 13:27

    Ti jepi gojes,bej sipas kokes,mos pyet as USA dhe as UE dhe Nato te shtoje trupat qe te te mbroje kur serbi te kercenon Tunxh,harron qe shteti yt eshte krijese e USA dhe UE,mos u fry si bretkoce

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar