Situata në veri të Kosovës, Meta: Dënoj sulmet e pajustifikuara! Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës

Situata në veri të Kosovës, Meta: Dënoj sulmet e pajustifikuara!  Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës

1684776599_meta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën në veri të Kosovës duke dënuar sulmet e paprovokuara ndaj KFOR-it, gazetarëve dhe institucioneve. Meta tha se palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje e të ç’tensionojnë situatën.

“Po ndjek prej ditësh, me një vëmendje të shtuar, zhvillimet tepër shqetësuese në veri të Kosovës si dhe reagimet e palëve për to. Dënojmë me forcë sulmet e paprovokuara dhe tërësisht të pajustifikuara ndaj forcave të KFOR-it, ndaj gazetarëve dhe institucioneve.

As KFOR dhe as Policia e Kosovës nuk kanë sulmuar asnjë qytetar të asnjë etnie. Në interesin më të mirë të qytetarëve, palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje, që do të ç'tensiononte situatën e konfliktit, e cila, më së shumti duket të jetë e nxitur nga synimet e aktorëve të tretë, që duan të ketë jo paqe të qëndrueshme, por konflikt të vazhdueshëm dhe destabilitet. Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të mos cënohet në suksesin e tij. Shqipëria do të jetë gjithmonë dhe pa kushte në krahun e Kosovës dhe në krahun e NATO-s për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon”, shkroi Meta.


Lajmi kryesor:

REAGIMET/ Situata e përshkallëzuar nga serbët, Borrell: Pezulloni operacionet e policisë në komunat në veri! Opozita shqiptare: Shqipëria mos ta lërë vetëm Kosovën


A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK! Mes të pandehurve Ilir Beqaj

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK! Mes të pandehurve Ilir Beqaj