Situata nga COVID, 8 urgjenca në ditë në Spitalin Infektiv, preken më shumë të rinjtë! Mjekja infeksioniste: Asnjë i intubuar

Të dhënat tregojnë se 2 javët e fundit pothuaj janë trefishuar rastet e paraqitura me COVID 19 për trajtim në urgjencën infektive në QSUT. Mesatarisht kjo urgjencë pret deri në 8 autoambulanca në ditë me pacientë. Omicron dhe varianetet e tjera simotra të kësaj familje duket se po prekin dhe grumoshat e reja. Mjekja infeksioniste Migena Qato thotë se të shtruar janë edhe të rinj të moshës 25-30 vjeç.

“Paraqitja klinike që dominon tek këto pacientë është temperatura e lartë e cila ndryshe nga rastet e mëparshme ose nga tablotë klinike të mëparshme që kemi konstatuar neve është pak më e vështirë për t’u dominuar me antipiretik dhe kjo ka qenë arsyeja që pacientët i ka shqetësuar e detyruar të thërrasin 127 dhe më pas të paraqiten tek ne dhe simptomatike e përgjithshme sigurisht , dhimbje muskulare, dhimbje artikulare, dobësia e madhe trupore që spikat tek ky grup pacientësh në veçanti, por sigurisht nuk kanë munguar rastet me prekje pulmonare”, tha ajo. 

Rastet me insufiçenc respiratore janë më të pakta, çka është reflektuar dhe në zerimin e pacienteve të intubuar

“Me litrazh të lartë sigurisht që ka pacient, ata që kanë prekje pulmore të konsiderueshme ka, por për fat të mirë në kushtet e terapisë intensive dhe të intubuar jo. E vërteta është që për pacientët që nuk kanë prekje pulmonare sigurisht që ditëqëndrimi në spital është më i vogël”, thotë infeksionistja. 

Pjesa më e madhe e të shtruarve janë të pavaksinuar . Ditët e fundit numri i testimeve ditore  ka shkuar në mbi 3000 dhe gati gjysma e tamponeve të kryera rezultojnë pozitivë. Sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, BA.5 qëndron pas 52% të rasteve të regjistruara në fund të qershorit. Në Shtetet e Bashkuara vlerësohet se është duke shkaktuar rreth 65% të infektimeve.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë