Situata nga Covid në vend/ 5 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Situata nga Covid në vend/ 5 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Urgjenca Infektive

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit rezultojnë 5 të infektuar nga 171 testime ndërsa nuk ka humbje jete.  Rastet pozitive janë: 2 në Tiranë,  nga 1 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Pogradec. Janë 432 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 40 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,123 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në këto bashki:

Statistika (3 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 5

Të shëruar në 24 orë 40

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 171

Testime totale 1,982,902

Raste pozitive 331,144

Raste të shëruara 327,123

Raste Aktive  432

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 253

Elbasan 41

Fier 25

Vlorë 20

Lezhë 18

Durrës 17

Gjirokastër 17

Shkodër 14

Dibër  13

Korçë  6

Berat 6

Kukës 2

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm