30,000 doza të vaksinës AstraZeneca i shtohen sasisë së vaksinave antiCovid të disponueshme në vend, të cilat janë dhuratë nga Letonia.
Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur më shumë se 1,9 milionë vaksina anti-covid si dhe janë kryer mbi 1,4 milion vaksinime. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se deri në fund të vitit, pritet të mbërrijnë edhe 500 mijëdoza të vaksinës Pfizer.
‘30,000 doza të vaksinës AstraZeneca i shtohen sasisë së vaksinave anticovid të disponueshme në vend, falë mbështetjes dhe bujarisë së Letonisë. 1,929,172 kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa janë kryer mbi 1,4 milion vaksina anticovid.’- shkruan Manastirliu.
Që pas shfaqjes së variatit Delta në vendin tonë janë rritur ndjeshëm raste me COVID dhe shtrimet në spitale. Dje ministria raportoi se 2 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID, një qytetar 69 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 72 vjeç nga Pogradeci. Nga 5460 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 768 qytetarë.