Do njihni '14 majin'? Meta si Berisha: Ne do fitojmë me çdo çmim, ai që vë dorë mbi zgjedhjet të ‘vendosë çmimin’! ‘Audio' e 21 janarit, shashkë ordinere

Ilir Meta është i qartë në qëndrimin për zgjedhjet e 14 majit. Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku nëse do t’i njohë apo jo zgjedhjet e ardhshme, disa ditë pasi Berisha tha se nuk do t’i pranonte kurrë ato nëse Rama vijon manipulimet, kryetari i Partisë së Lirisë iu përgjigj se opozita do ndryshimin me çdo çmim më 14 maj dhe sipas tij ‘çmimin’ do ta vendosë Rama ‘që vë dorë mbi zgjedhjet’.

"I vetmi i interesuar për prishjen e procesit që po punon për prishjen e tij është Edi Rama dhe marionetat e tij. Ne jemi shumë të qartë në rrugën tonë, ndryshim me çdo çmim. Çmimin le ta caktojë vetë ai që dëshiron të vërë dorë mbi procesin zgjedhor për herë të tretë apo të katërt”, tha Meta. 

Njëjtë si Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e kishte qëndrimin edhe për audio-përgjimin e përmendur në media, në të cilin thuhet se është komunikimi mes gardistëve ditën e 21 janarit. Në konferencën për mediat, Meta quajti një trillim dhe tha se kjo është një shashkë e nivelit ordiner që po përdoret nga qeveria për të shmangur vëmendjen nga skandalet.

Në fillim të konferencës për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për situatën e krijuar në qytetin e Shkodrës nga moti i keq. Por, për kreun e partisë së Lirisë kjo situatë përmbytjesh nuk ka ardhur nga moti i keq, por fajin ja lë qeverisë.

“Keqardhje për përmbytjet e ndodhura në Shkodër, jo si rezultat i fatkeqësie natyrore, por si rezultat i qeverisjes më të korruptuar deri në palcë e cila brenda tre muajsh, tre herë e përmbyt Shkodrën për shkak të korrupsionit të saj dhe nuk i dëmshpërblen banorët për pronat, shtëpisë, tokën që i është dëmtuar për faj të qeverisë. 1400 ha janë përmbytur, është vetëm rezultat i administrimit mafioz të sistemit energjetik të vendit tonë. KESH dështoi në Fierzë dhe shkarkon prurjet dhe përmbyt shtëpitë. Fondet e dhëna për kullimin janë skandaloze dhe nuk mund të përballojnë situata të tilla. Hapja pa kontrolluar e portave të kaskadave të Drinit është e papërballueshme për kanalizimin”, tha Meta.

Sali Berisha tre ditë më parë përdori gjuhë të ashpër kur foli për 14 majin, duke përmendur për herë të parë edhe mos njohjen e zgjedhjeve të ardhshme, ato vendore që janë paraparë të mbahen më 14 maj: Betejë për jetë a vdekje, nuk do të pranojmë kurrë zgjedhje të manipuluara, jemi përgatitur për revolucion, më të gjitha format kundër Edi Ramës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:18
Meta ‘kërcënon’: Ne duam ndryshimin më 14 maj me çdo çmim, Rama që vë dorë mbi zgjedhjet ta përcaktojë 'çmimin'

Ilir Meta është i qartë në qëndrimin për zgjedhjet e 14 majit. Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku nëse do t’i njohë apo jo zgjedhjet e ardhshme, disa ditë pasi Berisha tha se nuk do t’i pranonte kurrë ato nëse Rama vijon manipulimet, kryetari i Partisë së Lirisë iu përgjigj se opozita do ndryshimin me çdo çmim më 14 maj dhe sipas tij ‘çmimin’ do ta vendosë Rama ‘që vë dorë mbi zgjedhjet’.

“Do ta shikojnë te kutitë e votimet nëse dikush vendos të vërë dorë.  Më 25 prill diheshin marrëveshjet dhe pazaret dhe kutitë ishin mbyllur. Ishte marrëveshje e përbashkët e të dyve për rezultatin që duhet të dilte. Ne do të luftojmë deri në fund për fitoren e opozitës, për një proces të ndershëm dhe të rregullt. I vetmi i interesuar për prishjen e procesit që po punon për prishjen e tij është Edi Rama dhe marionetat e tij. Ne jemi shumë të qartë në rrugën tonë, ndryshim me çdo çmim. Çmimin le ta caktojë vetë ai që dëshiron të vërë dorë mbi procesin zgjedhor për herë të tretë apo të katërt”:, tha Meta.

Ora 12:11
Audio-përgjimi për 21 janarin, Meta: Shashkë e nivelit ordiner për të shmangur vëmendjen! Drejtësia tregoi se i hap dhe mbyll çështjet me urdhër të Ramës

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme transkriptimin e publikuar në media për të cilin pretendohet se është pjesë e një audio përgjimi të komunikimit të gardistëve ditën që ndodhi ngjarja e 21 janarit. Meta tha se kjo është një histori e sajuar me qëllim që të shmanget vëmendja nga skandalet e qeverisë. Ndërkohë, Meta u ndal edhe në kallëzimin që PS ka bërë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kreun i gardës Ndrea Prendi. Meta tha se drejtësia tregoi se hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës.

"Kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga afera inceneratorëve dhe skandale të tjera. Këto janë histori që nuk i fshehin dot skandalet e Ramës. Tregojnë ca niveli është drejtësia, që hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës. Mashtrimet e Edi Ramës nuk i sheh drejtësia  e pavarur, ata të hetojnë edhe para 12 vjetësh edhe para 3 mijë vjetësh, por shqiptarët nuk janë budallenj e shohin sesi po vidhen nga Rama dhe mezi po presin 14 majin për ta ndëshkuar këtë regjim", tha Meta. 

Ora 11:56
Meta: Droni i së vërtetës zbuloi se në Tiranë nuk ka incenerim, por vetëm groposje të mbetjeve! Kryeqyteti paguan dyfishin e Shkodrës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa falënderoi gruan e tij Monika Kryemadhi për denoncimin tha edhe një herë se në Tiranë nuk bëhet incenerim por vetëm grumbullim mbetjesh,

“Në inceneratoriin e Tiranës bëhet vetëm një groposje primitive e mbeturinave. Prokvohet e kundërta e deklaratave mashtruese. Kryeministri tha se procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent por në fakt ka gënjyer. 'Droni i së vërtetës' zbuloi se Tirana nuk ka incenerator por është thjesht një vend grumbullim mbetjesh njëlloj si landfilli i Shkodrës.  1600 lekë të reja për ton në Shkodër, ndërklohë që Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton, duke na e shitur si proces incenerimi por bëhet vetëm groposja. Pa incenerim”, tha Meta.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mali me gropa: 25/01/2023 13:49

    kokpalari u zgjua. phyyt fare e qelbur

    Përgjigju
  • Floriri me ere fekale: 25/01/2023 00:31

    Ti dhe ortaku yt do beni nje ver ne uje ne 14 maj, se nuk vjen njeri mbrapa. Ata te hane burgun, kurse pjellat tuaj te lahen me flori te vjedhur nga ju. Pis burre.

    Përgjigju
  • O spiun: 24/01/2023 18:04

    Ti baxhell Monika e kriminel Berisha keni per te shkuar ne p.. e nenes tuaj

    Përgjigju
  • XHA VESELI ME KAROC: 24/01/2023 16:38

    O Ilir Metaj spiun hajdut ske faj që ti birbilon se ti kujton se ky popull haron. Ti me gjith malokun kriminelin hajdut saliun e keni vëndin në burg. E aty do shofim si do cicërosh mor vemje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja