Situata pas sulmeve ushtarake në Siri, Trump: Të vendosur për shkatërrimin e ISIS

Situata pas sulmeve ushtarake në Siri, Trump: Të vendosur për shkatërrimin e ISIS

Pas deklaratave se sulmet në Siri kanë përmbushur misionin Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se forcat ushtarake të zbarkuara në Siri do të kthehen në shtëpi shumë shpejt, Shtëpia e Bardhë ka përmendur edhe fjalimin e Donald Trump se nëse do të vijojë përdorimi i sulmeve kimike atëherë sulmet në Siri nuk do të mungojnë, administrata Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura për ta shkatërruar njëherë e mirë ISIS.

Pak orë pas sulmeve në Siri SHBA-ja, Franca dhe Britania i kanë kërkuar Damaskut  të përfshihet në negociatat e paqes nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara.

Drafti gjithashtu parashikon edhe një hetim të pavarur mbi armët kimike në Siri, por edhe gadishmërinë e tre aleatëve për t’u kthyer në normalitet pas sulmit ushtarak.

Sipas Londrës, Uashingtonit dhe Parisit organizata për ndalimin e armëve kimike duhet të raportojë brenda 30 ditëve mbi arsenalin kimik të Sirisë.

Drafti gjithashtu kërkon që armëpushimi i votuar në shkurt të hyjë në fuqi dhe presidenti sirian Bashar al-Assad të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe pa kushte në negociatat e paqes.

Negociatat mbi këtë projekt do të fillojnë të martën por nuk është e qartë kur do të votohen, diplomatët e vendeve perëndimore në këshill thanë se ishin gati ti japin Rusisë kohë për bisedime dhe negociata pa vënë një tjetër veto, ndërkohë Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të nisin sanksione të reja kundër Rusisë, e konsideruar si bashkëpunëtore e regjimit të Assad-it edhe në përdorimin e armëve kimike.

Këto masa pritet t’i përkeqësojnë akoma edhe më shumë marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës. Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të këmbëngulë se sulmet kanë qenë të paligjshme dhe kanë dëmtuar seriozisht perspektivat për një zgjidhje politike në Siri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan