Situata politike në Kosovë: Mustafa
“detyrohet” të mbyllë Facebook

Situata politike në Kosovë: Mustafa<br />“detyrohet” të mbyllë Facebook
Për shakk të situatës së rënduar poltike në Kosovë kryeministri Isa Mustafa edhe për shkak të sulmeve private është detyruar ta mbyllë  llogarinë në rrjetin e tij social Facebook.Lajmi konfirmohet nga  Zyra e Kryeministrit e cila thekson se faqja do të qëndrojë e çaktivizuar der në rritjen e masave të sigurisë.

“Gjatë kësaj periudhe, çdo postim apo komunikim për apo në emër të kryeministrit Isa Mustafa nuk paraqet qëndrimet e kryeministrit dhe të njëjtat do të denoncohen në organet kompetente. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, duke falënderuar përkrahësit dhe të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, njofton se me kryeministrin Isa Mustafa mund të komunikojnë në çdo kohë përmes Zyrës për Komunikim Publik në ZKM”, thuhet në njoftim- sipas mediave kosovare

Ndërkohë situata politike në Kosovë vijon të jetë e tensionuar pasi opozita e bashkuar i kërkon qeverisë anulimin e marrëveshjeve të nënshkruara se fundmi, pasi sipas tyre janë në dëm të Kosovës.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror