Situata politike, Pacolli në
koalicion me 'krahun e luftës',PAN

Situata politike, Pacolli në<br />koalicion me 'krahun e luftës',PAN
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i është bashkuar koalicionit PAN, duke nënshkruar marrëveshje me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, atë të AKR-së, Ramush Haradinaj dhe të Nismës, Fatmir Limaj.

Marrëveshja është nënshkruar në rezidencën e Pacollit në HAjvali, ku para zgjedhjeve të 11 qershorit  Pacolli kishte nënshkruar  koalicionin parazgjedhor me LDK-në.

Më rastin e nënshkrimit të marrëveshjet, Pacolli tha se qytetari dhe shtetndërtimi i Kosovës ka qenë interesi i cili ka bërë që AKR të nënshkruajë sot me PAN-in marrëveshjen për të qeverisur me vendin.

“Me këtë koalicion do t’i shtyjmë proceset përpara. Jam i bindur se do të kemi harmoni me kryeministrin Haradinaj”, është shprehur Pacolli pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas tij, ky koalicion dëshmon fuqinë për të sfiduar problemet që ka përpara Kosova.

Në një letër drejtuar anëtarëve të partisë dhe me titullin “Përse AKR duhet të jetë në qeveri” ku dhe shpjegon vendimin për t’u shkëputur nga LDK, Pacolli thotë se AKR nuk po bën koalicion me asnjë parti, por po ndërton marrëveshje qeverisë me kandidatin për Kryeministër të PAN, Ramush Haradinaj.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kadri Veseli, lider i PDK-së, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar me Pacolli është marrëveshje për qytetarët e Kosovës dhe për perspektivën e vendit, orientimin e tij perëndimor, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e punësimit të të rinjve.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, ka thënë se marrëveshja i mundëson Kosovës nisjen e nevojshme, për përballje me sfidat që e presin

“Unë besoj shumë që së bashku do t’ia dalim. Mund t’i uroj qytetarët e Kosovës, të gjithë që jetojnë në Kosovë, pra, mund t’i uroj edhe shqiptarët kudo që janë, sepse më në fund Kosova u nis, pra, institucionet e Kosovës. Vonesat kanë qenë shumë të rënda”, tha Haradinaj.

Kosova ndodhet në një ngërc politik pasi ende palët nuk kanë mundur të bien dakort për emrin e kreut të Kuvendit, cka do t'i hapte rrugë krijimit të qeverisë.

Pas arritjes së këtij koalicioni pritet që të mbahet seanca e rradhës paralamentare dhe të zgjidhet kreu i Kuvendit.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre