Biden: Rusia po kërkon justifikim për luftë! Blinken ofron të takohet me Lavrov javën e ardhshme! Shqipëria në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB: 'OK' negociatave

Ndonëse se Rusia pretendon se ka nisur tërheqjen e trupave ushtarake, Presidenti amerikan Joe Bajden deklaroi se janë të gjitha shenjat se Kremlini planifikon të ndërhyjë në Ukrainë.

“Ata nuk kanë larguar asnjë nga trupat, kanë dërguar më shumë trupa. Kemi arsye të besojmë se po angazhohen në një operacion për të krijuar pretekst për të ndërhyrë”, tha Biden.

Biden udhëzoi Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të ndryshonte planet e tij të udhëtimit në minutën e fundit për të folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Ukrainën. Blinken tha se forcat ruse po përgatiten të ndërmarrin një sulm ndaj Ukrainës.

“Rusia thotë se po i tërheq forcat. Ne nuk po e shohim një gjë të tillë të ndodhë në terren. Informacioni që kemi tregon qartë se këto forca, përfshirë trupat tokësore dhe aeroplanmbajtëse, po përgatiten të nisin një sulm kundër Ukrainës në ditët në vijim”, u shpreh presidenti.

Kjo deklaratë është konsiduar si nxitëse e tensioneve mes dy vendeve nga Kremlini.

“Për fat të keq, tensioni vazhdon të rritet me deklarata të tilla", tha Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në Këshillin e Sigurimit.

Megjithatë Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të vazhdojnë përpjekjet diplomatike dhe se i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov një takim në Evropë javën e ardhshme.

"Si diplomatë kryesorë, ne kemi përgjegjësinë të bëjmë çdo përpjekje që diplomacia të ketë sukses dhe të mos lërë asnjë gur diplomatik pa lëvizur," thotë ai.

Blinken shton se SHBA-të besojnë se zbatimi i Marrëveshjes së Minskut është jetik për të siguruar një rrugë diplomatike përpara. Ai thotë se SHBA-ja do të "lehtësohet" nëse paralajmërimet e saj për Rusinë janë të pasakta dhe parashikimet e SHBA-së provohen të gabuara

Nga ana tjetër, Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha tha se vendi ynë mbështet ftesën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për negociata me homologun rus Sergei Lavrov. Ndërkohë Departamenti i Shtetit tha se Rusia ka urdhëruar zv.shefin e misionit amerikan në Moskë, Bartle Gorman, të largohej nga vendi. Departamenti i Shtetit e cilësoi këtë masë një veprim "të paprovokuar" dhe "një hap përshkallëzues", teksa Rusia nuk ka dhënë detaje se përse po e dëbon diplomatin

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:38
Shqipëria në OKB: Mbështesim negociatat Blinken-Lavrov

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha tha se vendi ynë mbështet ftesën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për negociata me homologun rus Sergei Lavrov.

Hoxha tha situata në Ukrainë është e paqëndrueshme.

“Ne duam aksione konkrete të terren, Shqipëria kërkon largimin e trupave ruse që kanë pushtuar Ukrainën lindore”, tha ambasadori shqiptar.

Ora 18:27
‘Do sulmojë Ukrainën të mërkurën’, Rusia akuza Biden në Këshillin e Sigurimit: Po tensionon situatën me deklarata të tilla

Rusia ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden se po nxit tensionet. Ato e kanë kritikuar për deklaratën e Biden se “Rusia mund të nis një sulm ndaj Ukrainës brenda ditëve të ardhshme”.

“Për fat të keq, tensioni vazhdon të rritet me deklarata të tilla", tha Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në Këshillin e Sigurimit.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëreshi: 18/02/2022 00:49

    Nuk e njoh Z. Oxa,por Albania duhet të ketë Profesorë më të mirë e të naviguar , për Diritto e Science Politica... Diplomatico të vërtetë, oratori e professionisti al Avanguardia!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave