Situatat e menaxhuara nga Salla Operative e Policisë në natën e ndërrimit të viteve! Emisioni '112' - VIDEO

TIRANË - Në natën e ndërrimit të viteve kemi qëndruar në sallën operative dhe të komandimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Është pikërisht kjo sallë aty ky vijnë telefonatat në numrin e emergjencës "112" ndërsa njoftimet i shpërndahen më pas patrullave të komisariateve në terren. 

Në këtë episod të emisionit "112" të realizuar nga gazetari Antonio Çakshiri ju tregojmë si u përjetua ndërrimi i viteve në këtë sallë nga ku komandohet gjithë puna e efektivëve të Policisë së Shtetit në kryeqytet ndërsa punonjësit menaxhojnë situatat e ndodhura në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2020.

13 ndihmës specialistë të Policisë së Shtetit së bashku me një shef seksioni në këtë sallë dhe 4 operator të "112" kaluan mbrëmjen e ndërrimit të viteve në detyrë për të ndihmuar qytetarët dhe për të menaxhuar shërbimet e policisë në terren.

Mbrëmja përpara ndërrimit të viteve kaloi e qetë përveç një rasti të një aksidenti me një të lënduar, ndërsa orët e para të mëngjesit të vitit të ri kanë qenë më intensive për punonjësit e sallës operative.

Dy raportime për zjarre në banesa marrin vëmendje maksimale nga punonjësit e sallës ndërsa ne shohin situatën e transmetuar live nga kamera e trupit të efektivit të policisë në sallën e komandimit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja