Situatë alarmante nga mbetjet
urbane në Lumin e Tërkuzës

Situatë alarmante nga mbetjet<br />urbane në Lumin e Tërkuzës
Depozitimi i mbetjeve urbane pranë rrjedhës së lumit të Tërkuzës është në gjendje alarmante dhe përben pikën më të rrezikshme në Shqipëri.
 
Kështu shprehet Sazan Guri, inxhinier gjeolog, që shpjegon nga zona e Zall Herrit pasojat e dampës së ndërtuar aty.
 
Sipas Gurit uji acid që formohet nga depozitimi i mbeturinave dëmton rëndë mjedisin dhe sjell pasoja shëndetësore deri në shfaqjen e kancerit për njerëzit që banojnë përreth zonave që përshkon lumi i Tërkuzës.

‘’Kemi të bëjmë me disa pellgje të mëdha të ujrave acid që komunikojnë me lumin e Tërkuzës, që ky lum ka në rrjedhën e poshtme, që ushqen me puse ujë, ushqen 40 mijë banorë, Rrit ato bimë që kujton se merr produkte fshati, por në fakt ti merr helmet e tua’’,-u shpreh Guri. 
 
Sazan Guri shpjegon se ndërtimi i Landfilldeve ku bëhet përpunim i mbetjeve duhet të realizohet të paktën 5 kilometra nga zonat e banuara.
 
Ndërsa mbeturinat në zonën e Zall Herrit janë jashtë çdo standarti dhe nëse kjo zonë nuk rehabilitohet shpejt pasojat do të jenë të rënda dhe të parikuperueshme.

‘’E para ndalohet sot, e dyta duhet një projekt gjigant ta rehabilitojë, që do të thotë të rrethohet me mur. Të zihet nga poshtë me një shtresë argjilore të paktën 1 metroshe të papërshkrueshme. Të vishet muret anësore me një shtresë argjilore. Të mbulohet nga sipër. Dhe të futen disa puse për të marrë gazin që do të nxjerrë’’,-u shpreh Guri. 

Bashkia e Kamzës prej 16 vitesh depoziton në mënyrë të kundraligjshme mbetjet urbane të saj pranë rrjedhës së lumit të Tërkuzës.
 
Këto mbetje janë të shpërndara përgjatë shtratit të lumit deri në fshatrat e Fushë-Krujës, të cilat i merr rrjedha e ujit gjatë sezonit të shirave.

[gallery]21529[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora