Situatë dramatike nga zjarret në ishullin Evia të Greqisë, flakët 'përpijnë' shtëpitë, qytetarët evakuohen nga deti

Situatë dramatike nga zjarret në ishullin Evia të Greqisë, flakët 'përpijnë' shtëpitë, qytetarët evakuohen nga deti

Zjarret në ishullin Evia të Greqisë

Pamje dramatike vijën nga Greqia, ku zjarret vijojnë të 'përpijnë' kilometra të tërë, duke shkrumbuar me qindra shtëpi. Në ishullin Evia situata paraqitet mjaft kritike, ku janë evakuuar fshatrat Rovies dhe Paleochori janë evakuuar nga deti me traget.

Problem mbetet edhe tymi i dendur që është përhapur në të gjithë zonën. Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë, George Stamoulos tha se situata është tragjike. "Situata në të cilën po jetojmë është tragjike. Shkatërrimi është i madh. Nuk mund ta besoj atë që po ndodh me ne", u shpreh ai.

Fatmirësisht, nga flakët nuk kanë mbetur qytetarë të lënduar, ndërsa plagë të lehta kanë marrë dy zjarrfikës. Deri më tani në Evia janë djegur 150 shtëpi dhe 15 mijë hektarë tokë.

Për shuarjen e zjarreve janë në terren 3 avionë zjarrfikës dhe një helikopter.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja