Dy zjarre masive janë konstatuar gjatë ditës së sotme në Librazhd. Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë rradhë parkun kombëtar të Shebenikut, në Librazhd.
Burime për Shqiptarja.com bën të ditur se forcat e shërbimit të emergjencës kanë nisur ndërhyrjen nga ajri. Ndërkohë,një helikopter i ushtrisë së Forcave të Armatosura ka ndërhyrë për fikjen e vatrave të zjarrit, ndërsa bëhet e ditur se po vijon puna për të marrë nën kontroll situatën.
Ndërkohë, më herët një zjarri masiv është shënuar gjatë ditës së sotme në malin pranë fshatit Xhyrë, mes zonës së Bërzhitës dhe fshatit Dardhë, i cili ka djegur 40 hektarë pemë dushku e lisi dhe është vënë nën kontroll. Mësohet se zjarri ka rënë gjatë orëve të natës së ditës së djeshme në një sipërfaqe të vogël por për shkak të erës mori përmasa më të mëdha por pa rrezikuar asnjë banesë të fshatit.
Ndërkohe ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për ngjarje aksidentale apo të qëllimshme.
Lajmi kryesor: