Sekuestrohen mbi 43 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është finalizuar në Kostur. Një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, nuk iu bind thirrjes së policisë, por shtoi shpejtësinë dhe u gjet më pas i braktisur.
Brenda mjetit u gjeten dhe sekuestruan 5 çanta me 43 kg 210 gr marijuanë. U identifikua dhe u arrestua pronari i mjetit, grek 45-vjeç, ndërkohë që hetimet zbuluan se mjeti në momentin e ngjarjes drejtohej nga një shqiptar 26-vjeç që u shpall në kërkim ndërkohë që mbetet ende i paidentifikuar pasagjeri.

Komento
Komente

