Kastrioti ka rezultuar një ‘kockë e fortë’ për Partizanin. Të kuqtë në javën e tetë të Superligës nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ‘Elbasan Arena’ edhe pse ishin dominues dhe patën disa mundësi të mira për të kaluar në avantazh. Në fund skuadrat ndanë pikët dhe për Partizanin ishte e mjaftueshme për të ruajtur kruen.
“Nuk kemi patur ritmin e duhur për të fituar këtë ndeshje. Kemi patur disa raste dhe kemi tentuar disa herë portën, por kjo nuk mjaftoi. Nuk ishte një ndeshje as positive, por mund të them se as negative,”-u shpreh Giovani Colella, trajner i Partizanit.
“Patëm një ndeshje shumë të vështirë pasi Partizani është i pari në renditje. Ato kanë bërë një investim të madh dhe ne e dimë kapacitetin tonë, se deri ku mund të shkojmë. E patëm përgatitur ndeshjen në këtë mënyrë dhe me një barazim jemi të kënaqur. Nëse do na dilte diçka tjetër akoma më mirë,”-deklaroi Bekim Kuli, zv/trajner i Kastriotit.
Pas 8 ndeshjeve në kampionat Partizani udhëheq me 16 pikë, 1 më shumë se Tirana ndjekëse, që të dielën mposhti 0-1 Bylisin. Në fushën e vështirë të Ballshit golin trepikësh e realizoi Florent Hasani në pjesën e dytë. Sakaq Vllaznia u ndal në një barazim 1-1 në fushën e Laçit ku fillimisht realizuan vendasit dhe më pas barazoi Erald Marku për shkodranët.
Më herët Teuta arriti fitoren e parë për këtë sezon, duke mposhtur Egnatian me rezultatin 1-2.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
44.9%
-
Jo
47.2%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 89
Lajme të tjera
-
'Çunat e Partizonit', presidenti Gaz Demi takon futbollistët e Kombëtares
28 Mars, 14:31
-
'Made in Shkodra', Vllaznia ndryshon stafin dhe i beson vendasve! Zv.trajner një 27-vjeçar
24 Mars, 14:31
-
Largimi i Mirel Josës, Vllaznia ndryshon pozicionet e stafit! Mësohet trajneri i ri
20 Mars, 15:31
-
Prapaskenat e largimit të Mirel Josës nga Vllaznia, trajneri tiranas nuk pranoi shkarkimin
20 Mars, 11:33
-
ZYRTARE/ Mirel Josa nuk është më trajner i Vllaznisë, caktohet tekniku i ri në Shkodër
19 Mars, 21:55
-
Fitorja që solli kreun në renditje, Colella i Partizanit ironizon: Jam një trajner injorant që s'di të bëjë formacionin
19 Mars, 18:49
-
GOLAT/ Partizani 'poker' Kastriotit në shtëpi, të kuqtë marrin vendin e parë në Superligë
19 Mars, 18:02
-
Laçi shtang Vllazninë, ‘luftë’ me tifozët në Rrogozhinë! Egnatia dhe Teuta barazojnë mes tensionit (VIDEO)
19 Mars, 15:01
-
'Kemi probleme me dy futbollistë', Colella para Kastriotit: Skuadër e vështirë, për Tiranën mendoj në derbi
18 Mars, 17:35
-
VIDEO/ Egnatia fiton në Laç dhe prek gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia eliminon Partizanin
15 Mars, 19:06
-
Kupa e Shqipërisë/ Tirana gjysmëfinaliste me një barazim! Kukësi 'përmbys' Teutën, por durrsakët kalojnë te katër skuadrat më të mira (VIDEO)
14 Mars, 15:03
-
E konfirmon Vllaznia, Esat Mala mungon gjatë për kuqeblutë! Operohet mesfushori
13 Mars, 16:08