'S'janë hapur listat 100%'/ Balla i përgjigjet opozitës, PD-LSI të kontribuojnë me propozime (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka shpjeguar propozimin e socialistëve për hapjen e listave.

"Sepse dhe ligjvënësit e Austrisë, Cekisë kanë analizuar për shumë vite dhe kanë konkluduar në një formë që nuk është e vërtetë se kandidati duhet të marrë më shumë vota se një parti? Këtë formulë nuk e kemi shpikur ne e kanë pjesa më e madhe e vendeve dhe e kam shumë përzemër Kosovën, por kemi menduar që përzgjedhja më e mirë është Austria dhe Çekia qe janë modele më të mira. Kanë analizuar për shumë vite dhe kanë konkluduar në një formë që nuk është e vërtetë që një kandidat duhet të marrë më shumë vota sesa partia. Një kandidat që të zgjidhet deputet pa mbështetjen reale të partisë duhet të përmbushë legjitimitetin demokratik për të pasur votat. Kjo nuk mund të jetë që mblidhen 36 veta në Tiranë, marrin nga 300 vota dhe ai që ka 301 vota bëhet deputet. Ky nuk është legjitimitet demokratik. Legjitimiteti buron nga numri i votave që ke në mbështetje dhe fakti që renditja e partive politike thyhet nga mbështetja që merr një kandidat ky është një hap i madh dhe brenda pjesës së listës së propozuar nga partia, numri i votave për secilin kandidat rimodulon listën dhe kush ka marr më shumë vota dhe plotëson kuorimin e nevojshëm për një kandidat dhe që të jesh deputet në Shqipëri variabëli i votave është nga 9000 nga qarqe më të vogla deri në 12 mijë në qarqe të mëdha",

Balla thekson se çdo çështje është e hapur dhe PD-LSI mund të kontribuojnë në Këshillin Politik me propozime. Më tej ai garanton se diskutimet do të vijojnë po drafti i PS është i vetmi që garanton barazinë gjinore dhe është parë nga të gjitha këndvështrimet. ”Listat e Hapura tashmë janë fakt i pakthyeshëm mbrapsht. Kushtetuta ka përcaktuar qartë që më 25 prill qytetarët do të shprehin vlerësimin dhe të japin votën e tyre jo vetëm për partinë, por dhe një prej kandidatëve në një prej listës së subjekteve . PS ka propozuar një draft që është bërë publik nga Gjiknuri. Është diskutuar dhe në grupin parlamentar. Përveç pjesës së diskutimit në Këshill, dhe e inkurajojmë ku janë dhe subjekte jashtë-parlamentare. Të gjejnë gjuhën e përbashkët për kthimin si duhet të amendamenteve.

Të vazhdojmë diskutimin me ta, e nxis partinë demokratike dhe LSI të kontribuojnë. Drafti i propozuar prej nesh është draft që i ka marrë 100% sensibilitetet. Nga të gjitha këndvështrimet. Listat janë 100% të hapura. Sepse çdo kandidat në subjekt do marrë vlerësim me votë nga qytetarët. Koha kur ne bënim Kode Zgjedhor me shpikje alla-shqiptarçe,  mund të ndërtoje koalicione si vagon mallrash, dhe votat transferoheshin nga një subjekt në tjetër. Garantoj që propozimi ynë zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë përafërsi me Shqipërinë. Kroacia, Çekia, Holanda, Belgjika. Do vijojnë diskutimet. Të gjitha çështjet janë të hapura. Por një shtet unitar si Shqipëria e ka të domosdoshme. Mbi të gjitha këto kjo është e vetmja formulë që mbron barazinë gjinore.”- tha Balla.


Lajmi kryesor:

Drafti i PS për hapjen e listave/ Balla pas mbledhjes së grupit: S'e kemi shpikur ne këtë formulë, reflekton kërkesat e të gjithëve! Kjo çështje na takon ne, jo ODIHR


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja