'S'janë miqësore por si finale', Bushi për listën e Kombëtares U-21: I kisha në listë, 2 lojtarë gënjyen! Zgjodhën Kosovën
Trajneri i kombëtares U-21
23 futbollistë ka grumbulluar trajneri Alban Bushi për dy ndeshjet miqësore të kombëtares U-21 kundër Greqisë më 21 mars dhe Luksemburgut me 25 mars. Bie në sy se me kuqezinjtë është afruar Burak Halili, i cili më herët ka qenë me ekipet e moshave të Zvicrës, ndërsa Malind Kaçurri ka zgjedhur të qëndrojë te Arsenal pavarësisht ftesës, pasi pretendon të marrë minuta.
“Kemi patur dy lojtarë, të cilët nuk mund të them se janë tradhëtar, por më premtuan se do të vinin te Shqipëria deri në ditën e fundit dhe më pas i pashë te lista e Kosovës. Nuk ka asgjë të keqe të luash te Kosova, është më se normale, por thjeshtë duhet të ishin treguar më korrekt në komunikimin që ne kishim,”-u shpreh Alban Bushi, trajner i Kombëtares U-21.
Për shkak se është vend organizator, sëbashku me Serbinë, Shqipëria nuk do të marrë pjesë në kualifikuese e 2027, por do jetë direkt në Evropian.
“Nuk do ti shohim ndeshjet si miqësore, por si kualifikuese, si finale. Si jetë a vdekje sepse Evropiani është në 2027 dhe do përballemi me ekipe shumë të forta. Të luash me ekipe si Gjermania, Anglia apo Franca duhet të japësh maksimumin me këto ekipe që janë në nivelin tonë apo pak mbi mesataren,”-tha Alban Bushi, trajner i Kombëtares U-21.
Miqësoret kundër Greqisë më 21 mars dhe kundër Luksemburgut më 25 mars kombëtarja U-21 do ti luajë të dyja në transfertë.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
100%
-
Pak
0%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 8
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kombëtarja U-21/ Largohen Kote dhe Tresa për arsye dëmtimi, ftohet Renaldo Torraj
18 Mars, 09:44
-
Kretë/ Plagosi me armë 3 grekë gjatë 'festës së beqarisë', arrestohet pas 2 vitesh 'Nardi', bosi shqiptar i krimit dhe kontrollit të lokaleve të natës
17 Mars, 16:09
-
Protestat masive dhe mocioni i mosbesimit, Mitsotakis ndryshon kabinetin qeveritar
14 Mars, 11:56
-
Roko Vata merr ftesën e parë të Shqipërisë, burime për Report Tv: Ka dyshime për vertetesinë!
5 Mars, 19:25
-
Kombëtarja U-21 miqësore me Greqinë në mars
25 Shkurt, 11:17
-
'Politico': Si Shqipëria dhe Serbia u bënë bashkë për 'Euro U21'
4 Shkurt, 22:32
-
UEFA e bën zyrtare, Euro 2027 organizohet në Shqipëri dhe Serbi! Ndeshja hapëse në Novi Sad, finalja në Tiranë
4 Shkurt, 15:27
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
Greqi/ Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq (VIDEO)
18 Nëntor 2024, 12:49
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor 2024, 08:49
-
Kombëtarja U-21 nuk jep 'Shpresë', Moldavia na barazon 1-1 në Vorë
15 Nëntor 2024, 16:01