Ditën e sotme organet e FIFA-s kanë zbuluar se FSHF ka marrë një gjobë prej 50 mije frangash zviceriane, pikërisht për atë që ka ndodhur në ndeshjen ndaj fqinjëve tanë maqedonas.
(Gjoba e FIFA-S për FSHF për ndeshjen ndaj Maqedonisë)
Në raportin e FIFA-s mësohet se shkak për këtë gjobë është bërë sjellja e keqe e tifozëve kuqezi, që sipas tyre kanë shkelur disa rregulla në shkallët e stadiumit.
Vërshëllimi dhe kthimi i shpinës kur ekzekutohej himni kundërshtar, ndezja e flakadanëve, përdorimi i lazerave si edhe shpalosja e parullave politike ka sjellë këtë dënim. Ndërkohë që është paralajmëruar FSHF që në rast të një përsëritje të tillë, atëhere Shqipëria do të detyrohet të luajë pa tifozë në fushën e saj.