S’justifikonte pasurinë dhe me kontakte të papërshtatshme, KPK shkarkon kreun e Gjykatës së Sarandës

S’justifikonte pasurinë dhe me kontakte të papërshtatshme, KPK shkarkon kreun e Gjykatës së Sarandës

Alltun Çela para KPK-së

TIRANË-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela. Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo ka nxjerrë probleme në të tre shtylla e vlerësimit për gjyqtarin.

Hetimi i pavarur i KPK-së nxori në pah se ai kishte probleme me përfitimin e pronësisë prej 175.540 m2 ullishte në Tatzan të Delvinës si dhe 600 m2 truall në të cilën kishte edhe një banesë. Po ashtu sipas Vettingut ai kishte kontradikta edhe në pasuritë si një apartament në Sarandë dhe një dyqan prej 30 m2.

Sipas KPK, edhe DSIK e cilësoi si të papërshtatshëm gjyqtarin për të vijuar detyrën. Në lidhje me aftësinë profesionale, Komisioni zbuloi edhe mënyrën sesi Çela sillte dështimin e seancave gjyqësore.

Kreu i Gjykatës së Sarandës prej një dekade nuk i respektonte duke i nisur me nga 4 orë vonesë ose më herët para orarit të caktuar duke sjellë dështimin e gjyqeve. 

Pas raporteve nga KPK, Çela është shprehur se: “Se kuptoj si DSIK më nxjerr të papërshtatshëm me letra anonime. Të nxjerrë një prove të vetme DSIK e unë jap dorëheqjen”.

Për më shumë detaje lidhur me seancën e tij dëgjimore para KPK-së (LEXO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 08/01/2019 10:00

    Pothuajse te gjithe kreret e gjykatave ne te gjithe shqiperine po shkarkohen. Kjo tregon se me cfare kishin te benin njerzit, vete per te kerkuar drejtesi dhe perballesh me kta injorante dhe hajdute . Eshte krim mos i ndeshkoni dhe ti lini te lire te gezojne parate e vjedhjra . Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg