Kryetari i Gjykatës së Sarandës rrezikon shkarkimin, vettingu: S’justifikon pasurinë, i papërshtatshëm, ja si i dështonte gjyqet

Kryetari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo ka nxjerrë probleme në të tre shtylla e vlerësimit për gjyqtarin. Hetimi i pavarur i KPK-së nxori në pah se ai kishte probleme me përfitimin e pronësisë prej 175.540 m2 ullishte në Tatzan të Delvinës si dhe 600 m2 truall në të cilën kishte edhe një banesë. Po ashtu sipas vetting ai kishte kontradikta edhe në pasuritë si një apartament në Sarandë dhe një dyqan prej 30 m2.

“ILDKPI ka sjellë raport se ka deklarim të saktë, ka burime të ligjshme nuk ka bërë deklarim të rremë. Kemi bërë hetim të thelluar. Çela ka qenë bashkëpunues me komisionin e vettingut duke u përgjigjur në kohë e duke përcjellë materialet e kërkuara. Gjyqtari ka tokë arë ullishte me sip. 17.540 m2, akti i marrjes së tokës në pronësi në 1994 marrë me ligjin 7501. Në përfundim të hetimit për këtë pasuri rezulton se pronësia duhej të dilte në emër të babait te tij. Rezulton se ka mospërputhje në dokumentacionin për këtë pronë pasi me të njëjtin dokument ka përfituar 600 m2 truall sëbashku me shtëpi banimi. Këto prona ndodhen në Tatzan në Delvinë. Është i paqarte se si e fituar pronësinë 600 m2. Pasi njëherë thotë akt dhurimi e me pas vendim gjyqësor. Ka përfituar shtëpi banimi pranë ish fabrikës së biskotave në Sarandë. E blerë në vitin 1995 nga Çela për 1 milion lekë. Ai ka deklaruar po ashtu shtese kati mbi këtë banesë me sip. 110 m2. Leje ndërtimi rikonstruksion banese dhënë në vitin 2002 për 8 bashkëpronarët e objektit.

Eshtë njohur me pas me vendim gjykate shtesa e katit. Për këtë pronë gjyqtari ka deklaruar shpenzime prej 1994 ndërsa pronar është bërë në vitin 1995. Për këtë pronë gjyqtari ka bere deklarime kontrandiktore. Lejen e ka pasur për rikonstruksion dhe jo shtesë kati. Kur gjyqtari kishte leje perse duhej ti drejtohej gjykatës për këtë pronë e ta fitonte me parashkrimin fitues. Subjekti ka në pronë katin e parë e të dytë të pronës me nga 110 m2 secili kat. Çela dhe bashkëshortja i janë drejtuar gjykatës me padi për të fituar pronën. Por në një kohë ka qenë vetë kryetar gjykate.

Ai ka edhe një ambient magazine e ndërtuar para viteve 1990 e përshtatur për banim, blerë në 17.8.2002 për 1 milion lekë. Subjekti ka deklaruar të ardhura nga qiraja deri në 2008 nga kjo pronë. Por me pas nuk ka me asnjë të dhënë. I pyetur për këtë pronë gjyqtari nuk ka sjellë asnjë argument se si nga një ambient saldimi u kthye ne ambient banimi. Gjithashtu ka një truall 400 m2, përfituar në 1999 nga bashkia Sarandë. I paregjistruar ende në hipotekë. Vlera e pasurisë 5 mijë lekë. Gjyqtari ka edhe një ambient me sip. 30 m2 në Sarandë. Pas hetimi rezultoi se kjo prone është e sipërmarrësit C.Z. ishte palë e paditur. Ne 2011 është blerë kjo prone pikërisht tek C.Z” deklaroi trupa e komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas KPK, edhe DSIK e cilëson si të papërshtatshëm gjyqtarin për të vijuar detyrën. “DSIK ka sjellë raport për gjyqtarin Alltun Çela ku thuhet se është plotësuar saktë formulari. Sipas DSIK Çela është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar. Informacioni i përcjellë nga DSIK konsiderohet i plotë. Ne kryem hetime të thelluara dhe u bindem për këto informacione”. Në lidhje me aftësinë profesionale, komisioni zbulon edhe mënyrën sesi Çela sillte dështimin e seancave gjyqësore. “Ne lidhje me aftësitë profesionale inspektorati i KLD-së ka sjell vlerësim. Ku rezulton se për Alltun Çelën janë paraqitur 11 ankesa.

Nga shqyrtimi i dosjeve u konstatua se nuk respekton oraret nga 4 min në 5 orë e 11 minuta. Ose ka nisur seancat disa minuta para orarit të përcaktuar duke dështuar në këtë mënyrë gjyqet. Shtetasi F.K. e denoncon për pronat duke argumentuar se për të njëjtën pronë gjyqtari ka dhënë dy vendime të ndryshme. Shtetasi H.M. është dënuar nga Çela për shpërdorim detyre. Më pas ky shtetas është thirrur nga vete gjyqtari si ekspert të paktën dy herë. Ka edhe një denoncim anonim ku janë sjell foto dhe të dhëna të pushimeve që gjyqtari Alltun Çela ka bërë në Kanada”. Pas raporteve nga KPK, Çela është shprehur se “Se kuptoj si DSIK më nxjerr të papërshtatshëm me letra anonime. Të nxjerrë një prove të vetme DSIK e unë jap dorëheqjen”. Vendimi do të jepet në datë 8 janar në orën 09:30 minuta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dafina: 04/01/2019 22:47

    Filloni edhe me gjyqtaret! Nuk me ze shpirti rehat deri sa t'i behet vettingu edhe gjyqtares Eda Kaja (Kavaje dhe Durres). Po te shihen gjyqet e saj e kupton shume mire qe ka qene gjithmone e blere!!!

    Përgjigju
  • Genti: 04/01/2019 15:41

    shkarkim direkt per kte qelbesire, ne burg e ka vendin dhe sekuestrim pronave

    Përgjigju
    • Demir: 07/01/2019 12:12

      Duhet ta njohesh Celen dhe te siguroj se do te ndryshosh mendimin per te.Asgje qe flitet ne media nuk eshte e sakte.Pronat e familjes jane marre ne baze te ligjit.Nuk di te jete e paligjshme qe prindi t'i dhuroje femijes pronat e tij.Familja Cela eshte e respektuar nga te gjithe qe i njohin per kete te siguroj.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës