Skënder Sallaku dhuron
ende buzëqeshje

Skënder Sallaku dhuron<br />ende buzëqeshje
TIRANE- Miqtë dhe artdashësit i dhanë dje lamtumirën e fundit mjeshtrit të humorit shqiptar, Skënder Sallaku, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 79-vjeçare. Homazhet në nderim të “Artistit të Popullit” u mbajtën të mërkurën për dy orë në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Të shumtë ishin ata që shprehën vlerësimet për karrierën artistike 50-vjeçare të Skënder Sallakut, duke mos harruar tw kujtonin edhe barsoletat. Aktori dhe ish-drejtori i Estradës së Tiranës, Sulejman Dibra tha “Skënder Sallaku ishte i lindur për të qenë artist. Ishte aktori i barsoletave deri në ditët e fundit të jetës.

Ndër aktorët më të mirë shqiptarë”. Për Bujar Kapexhiun: Skënder Sallaku ishte si puna e atyre njerëzve që dhurojnë gjak,..! Pra Skënderi dhuronte buzëqeshje, e në këtë lumturi që u dha njerëzve, e kujtojmë ne sot. Me batutat e tij u dha gëzim, e ashtu si humori që është privilegj i të mençurve edhe Skënderi ishte një nga të mençurit që kishte një zemër të madhe”. Shkrimtari i madh Dritëro Agolli e ka përcjellë me vlerësimin se “ai ishte një Çarli Çaplin shqiptar”.

Aktori Veli Rada që ka punuar për dekada me radhë me Skënder Sallakun tha se: “Ishte modeli i artistit. Ne, kishim orarin e punës në orën 9.00, por Skënderi vinte ngahera në nëntë pa dhjetë. Në krahun e djathtë qëndronte gjithmonë i ndjeri Vasillaq Vangjeli e në të majtë, i qëndroja unë. Isha 22-vjeç asokohe, ndërsa Skënderi kënaqej që ne po ecnim si aktorë të rinj, si fëmijë që po hidhnim hapa të sigurt”. Aktori i komedisë Fadil Hasa, kujton jo vetëm rolet, por edhe shfaqjet e 10 sportistëve më të mirë të vitit me Skëndër Sallakun. “Ato kanë mbetur shfaqje te papërsëritshme. Skënderi ishte ylli i atyre shfaqjeve”, shprehet Fadil Hasa.

Nuk munguan as vlerësimet e politikanëve. Kryeministri Edi Rama në një vlerësim të tij në rrjetin social “Facebook”shkruan: “Lajm i trishtueshëm vdekja e Skënder Sallakut, humoristit popullor që në kohë të zymta bëri të qeshin pleq e fëmijë. Ngushëllime familjes”.
 
Shkrimi u publikua sot (13.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane