Vetëm pak kohë më parë ajo publikoi në faqen e saj në Facebook disa foto të pushimeve të tyre në Maldives, ku Skënderaj i ka propozuar martesë. E në fakt në fund të klipit janë shfaqur disa nga çastet e propozimit. Ka qenë vetë Cani, e cila ka publikuar edhe këtë video në faqen e saj në Facebook.
Gjithashtu këngëtarja ka ndarë me ndjekësit dhe miqtë e saj në këtë rrjet social edhe disa foto nën ujë kur Albani është duke i vendosur unazën. “Meqe Albani jua tregoi midis Klipit fotot nen uje, po i postoj edhe une meqe une i kam ne cilesi me te mire :))”,-ka shkruar Cani në facebook.
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë dy nga emrat më të njohur të muzikës së lehtë shqiptare të prej dhe përveç historisë së tyre të dashurisë kanë realizuar edhe disa bashkëpunime muzikore.