Skënderbeu 30 mln lekë shpërblim
për 'kokën' e Sportingut të Lisbonës

Skënderbeu 30 mln lekë shpërblim<br />për 'kokën' e Sportingut të Lisbonës
Skënderbeu do të presë sonte në Elbasan Arena në 21:05 Sportingun e Lisbonës në ndeshjen e 4 në grupe duke synuar pikët e para.
 
 Takaj ka vendosur premio 30 mln Lekë për kokën e Sportingut. Pas stërvitjes së fundit në ‘Qemal Stafa’ trajneri i Sportingut, Jorge Jesus u shpreh se e vlerësojmë Skënderbeun, por kemi ardhur për 3 pikët.
 
Ndërsa Josa tha se “Ne nuk hymë në fushë për t’u mundur, pavarësisht nivelit që kanë kundërshtarët tanë”.
 
Deri tani Skënderbeu nuk ka marrë asnjë pikë në fazën e grupeve të Europa League.
 
Për kampionët e Shqipërisë sonte nuk do të jetë në fushë sulmuesi Hamdi Salihi.
 
Në stadium për të ndjekur korcarët pritet të jetë një numër i konsiderueshëm tifozësh.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna