BALLSH - Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në garë për të prerë biletën për në finalen e madhe janë katër ekipe, Kukësi, Skënerbeu, Bylis dhe Laçi. Ndeshjet e para gjysmëfinale mes Skënderbeut dhe Bylisit dhe Kukësit me Laçin kanë përfunduar në barazim duke lënë gjithcka të hapur për ndeshjet e sotme.
Kështu Kukësi barazoi në shtëpi pa gola me ekipin e Laçit, ndërsa Skënderbeu ka barazuar në shtëpi me ekipin e Bylisit me rezultatin 1-1. Ndeshjet e kthimit që do të zhvillohen sot në orën 14:00 pritet që të dhurojnë shumë emocione dhe nuk përjashtohet mundësia që të përfundojnë edhe me shtesë dhe penallti dhe për ketë janë përgatitur të dy ekipet.
Madje nuk kanë munguar edhe premtimet për premio, por dhe deklaratat e forta. Kështu trajneri i ekipit të Kukësit Cungu në prag të ndeshjes me Laçin deklaron se do të japin gjithcka në fushë për të fituar dhe kaluar në finale. "Në ndeshjen e parë zhvilluam një lojë të mirë, por nuk arritëm që të shënonim. Atë që nuk e bëmë në Kukës do të kërkojmë që ta bëjmë sot në Laç.
Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj që të shkojmë në finale". Ndërsa në kampin laçian premtojë 'ferrin' për kukësianët. Në ndeshjen tjetër në Jug, kapiteni i ekipit të Skënderbeut Bledi Shkëmbi beson se do ta kalojnë Bylisin, pavarësisht barazimit në shtëpi, i cili ishte një hap fals që do të korrigjohet sot.
Skënderbeu shkon i qetë në Ballsh, pasi ka siguruar kampionatin për herë të tretë. Jemi të motivuar maksimalisht në Kupë për të bërë dopietë. Kupa është i vetmi trofe që nuk e kemi fituar prandaj do të kërkojmë që këtë edicion ta bëjmë pronë tonën.
Bylisi ka një ekip të fortë, gjë e cila u pa edhe në Korcë, por kemi aftësitë për të zgjidhur një ndeshje të tillë" përfundon Shkëmbi. Ndeshjet prite të mbushin stadiumet në Laç dhe në Ballash me tifozë nga të dy katër ekipet. Nga Kukësi dhe nga Korca kanë udhëtuar shumë tifozë ultras për të mbështetur nga afër ekipin e tyre të zemrës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com