Skënderbeu gjunjëzohet në Tiranë
mposhtet 2 me 1 nga bardheblutë

Skënderbeu gjunjëzohet në Tiranë<br />mposhtet 2 me 1 nga bardheblutë
Tirana kthen me këmbë në tokë Skënderbeun. Në javën e 7-të kampionët janë mundur për herë të parë 2-1 nga bardheblutë. Ekipi i Ilir Dajës luajti ndryshe nga javët e para, lojtarët ishin më kërkues ndaj golit ndërkohë që u mbrojtën mirë pas.

Goli i parë u shënua nga Mervill në minutën e 14-të. 18-vjeçari Cise pason saktë jashtë zone për Marvill, i cili mposht portierin Shehi. Skënderbeu hidhet në sulm për barazimin e rezultatit por mbrojtësit e Tiranës tregohen të saktë. 

Pjesa e dytë nis me gol, Tirana tund rrjetën për herë të dytë. Marvil pason për Moises, i cili mposht për herë të dytë kapitenin e kampionëve. Rastin më të artë për të ngushtuar diferencën për korçarët e kishte i sapo futuri Xhunior. Ai nuk shfrytëzoi si duhet pasimin e sulmuesit Xhejms duke gjuajtur larg traversës.

Skënderbeu mundi të realizonte në minutën e 83-të me anë të mesfushorit të krahut Liridon Latifi, por vetëm kaq. Bardheblutë mundën të ruanin rezultatin 2-1 deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Enea Jorgji. 

Tirana ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Kukësi i vendit të dytë. Skënderbeu dhe pas kësaj humbje vazhdon të qendrojë në vend të parë me 18 pikë. Fitore e lehtë në këtë javë dhe për Kukësin që mundi debutuesit e Korabit.

Dvornekoviç e Pejiç ishin autorët e dy golave përballë ekipit nga Peshkopia. Vllaznia – Laçi, Partizani – Flamurtari e Teuta – Luftëtari janë takimet e mbetura të kësaj jave që do të luhen ditën e dielë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat