Pas një pushimi të gjatë ka nisur faza e dytë e kampionatit kombëtar të futbollit. Ndeshja Skënderbeu-Vllaznia ka hapur edhe fazën e dytë të Superligës me një 90' minutësh special në Korcë.
Ndeshja ka nisur me jë minutë hedhje në nderim të ish futbollistit të njohur Alfred Zijai. Më pas fjalën e kanë pasur dy ekipet në fushë që kanë dhuruar shumë spektakël dhe emocione për të pranishmit në shkallët e stadiumit. Për Skënderbeun këtë ndeshje mungonin Orelesi dhe Lilaj të skualifikuar, ndërsa Vllaznia vinte me një imazh të ri me presidentin Çela dhe trajnerin Bushati.
Rastin e parë për shënim e ka pasur Plaku me një aksion të shpejtë, ndërsa Vllaznia kundërpërgjigjet me Hajdarin dhe Delic. Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet në barazim ,e një stadium të tejmbushur me tifozë të ardhur nga Shkodra, por sigurisht edhe vendas. Në pjesën e dytë ritmi i lojës rritet më shumë, Skënderbeu bëhet më kërkues që do me ngul golin e fitores.
Ndërsa trajneri Bushati që qëndron gjatë gjithë kohës në këmbë shtyn të tijët në sulm. Fati i ndeshjes vendoset në minutën e 73-të kundërsulm i Vllaznisë me Dragoin që e nxjerr shkodranët në sulm. Dragoi pason për Delic, ky i fundit pason te Hajdari që nuk heziton dhe godet fluturimthi duke dërguar sferën në rrjetën e Shehut. Goli shtang vendasit që marrin humbjen e parë këtë edicion.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com