TIRANE- Tirana ka fituar superkupën me një autogol të Radës në minutën e 90-të të takimit kundër Skënderbeut, ndeshje që u luajt mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Qemal Stafa”.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 1. Bardheblutë ishin ata që kaluan të parët në avantazh, kur në minutën e 39-të, Taku godet fort brenda zonës. 1-0 mbyllet pjesa e parë e takimit.
Pjesa e dyte ka nisur me Skënderbeun në kërkim të golit të barazimit, dhe ia kanë arritur këtij qëllimi vetëm pas 5 minutash nga pjesa e dytë me anë të Plakut. Ndërsa pritej që ndeshja të shkonte në shtesë, një kundërsulm i Tiranës gjen të papërgatitur futbollistin e Skënderbeut, Radas që gabimisht shtyn topin në rrjetë, duke mbyllur këtu sfidën me fitoren e Tiranës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com