Skënderbeu ka treguar edhe njëherë që është pretendent kryesor për fitimin e titullit kampion, pasi i ka ngrirë buzëqeshjen Teutës në shtëpi duke i marrë një pikë në kohën shtesë.

Ndeshja mes dy ekipeve nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1. Teuta ka qenë shumë pranë fitores, pasi ka shënuar më Samb në minutën e 28 me penallti, pas një faulli të shkaktuar nga Bici.

Kur durrsakët po bëheshin gati të festonin fitoren përballë kampionëve, Arapi në minutën e 2 shtesë pas një rrëmuje në zonë ka dërguar topin në rrjetë duke e finalizuar më së miri krosimin e Shkëmbit.

Pas kësaj ndeshje Skënderbeu shkëputet në +8 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Partizani, ndërsa Teuta ngjitet në vendin e tretë me 29 pikë.


d.b/shqiptarja.com