Skënderbeu ka mundur Kukësin dhe të ftohtin duke siguruar një biletë për në turin tjetër të gjysmë fianleve të Kupës së Shqipërisë pas fitores me rezultatin 4-2 përballë ekipit verilindor.
Vendasit e drejtuar nga Mirel Josa kanë mposhtur për herë të dytë në pak ditë debutuesit e Kukësit pa shumë vështirësi.
Në një terren të mbuluar nga dëbora ndeshja ka nisur e shpejtë për të dy ekipet që kërkojnë golin me ngulm, por fati ju buzëqesh vendasve shumë shpejt duke kaluar në avantazh me Arapin me një super gol në minutën e 9'.
Debutuesit nuk do rrëzohen dhe barazojnë me Hoxhën në mesin e pjesës së parë, ndërkohë që një minutë pas golit të barazimit, Pejic kalon në epërsi Skënderbeun duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1.
Në fraksionin e dytë është përsëri Pejic që trefishon shifrat në minutën e 58', Shkëmbi çon shifrat në minutën e 75' në 4-1. Popovic ngushton diferencën në minutën e 80' në 4-2.
Ndeshja tjetër midis Kastriotit dhe Shkumbinit përfundon me fitoren e krutanëve me rezultatin 4-2.
Tashmë grupi udhëhiqet nga Skënderbeu me 6 pikë, ndërsa Kukësi dhe Kastrioti e ndjekin me 3 pikë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com