Skënderbeu është shpallur kampion i dimrit në kategorinë superiore pas fitores në

Gjirokastër me rezultatin minimal 0-1 me gol të shënuar nga sulmuesi Sebino Plaku.

Korcarët nuk e kanë pasur shumë të lehtë arritjen e rezultatit, pasi vendasit janë mbrojtur mjaft mirë

duke mos ju lënë shumë hapësira. Megjithatë Plaku me zgjuarsi ka gjetur rrugën e golit në minutën e 30' të pjesës

së parë duke i dhuruar tre pikët ekipit të tij. Fitorja ka dyfish vlera, pasi rivali direkt për titullin kampion,

Teuta ka humbur në Lac me rezultatin 1-0, ku golin e fitores e ka shënuar Nimani në minutën e 9'.

Humbje ka marrë edhe Besa në transfertën e Fierit.

dylber balla/shqiptarja.com