Zv/kryeministri Niko Peleshi ka uruar në Facebook ekipin e Skënderbeut dhe Presidentin e tyre, Ardian Takaj, për fitoren e 6-të radhazi të titullit kampion.
 
Numri dy i qeverisë, njëherazi deputet i Qarkut të Korçës, shkruan se pas këtij titulli kampion, është detyrim stadiumi i ri për Skënderbeun.
 
"SKENDERBEU KAMPION #6. Tani Takaj dhe djemtë e bënë detyrën. Stadiumi i Ri - detyrim për Korçën. Korça si Skënderbeu - e para ne Europë", shkruan Peleshi.

Redaksia Online
Shqiptarja.com