Skënderbeu e ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampioneve në mënyrën më të keqe të mundshme duke humbur me rezultatin 3-0 përballë Debrecenit në Hungari. Korcarët kanë qënë të çorientuar në fushë, falë lojës së kundërshtarit që ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë.
Në minutën e 12' Debrecni shënon golin e parë të ndeshjes me autorë Coulibaly, i cili nuk fali miqtë nga Shqipëria pas mundësisë së artë të krijuar nga jë pasim i shpejtë që gjen të papërgatitur korcarët. Në minutën e 58 të ndeshjes sulmuesi Varga i shpëton mbrojtjes së Skënderbeut duke u gjendur mjaft mirë në pozicion të favorshëm ëprpara portës dhe dërguar topin në rrjetë. Tre minuta përpara përfundimit të gjithë ndeshjes, Coulibaly trefishon rezultatin duke vulosur takimin.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com