Skënderbeu ka fituar ndeshjen e parë në Champions League përballë Debrecenit me rezultatin 1-0. Në prani të mbi 12 mijë spektatorëve dhe një atmosfere inkandeshente Skënderbeu ka zbritur në fushë për të zhvilluar ndeshjen e parë për turin e dytë të Champions League përballë ekipit të Debrecenit.Golin për ekipin korçarë e shënoi sulmuesi i talentuar Sebino Plaku në minutën e 65’. 90’ minutat e ndeshjes kanë folur vetëm për kampionen e Shqipërisë, e cila dominoi në të gjitha aspektet përballë hungarezëve që nuk dolën asnjëherë në lojën e tyre. Me këtë rezultat korçarët shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit në Hungari pas një jave. Në tribunën VIP sfidën e kanë ndjekur shumë personalitete, midis të cilëve ka qënë edhe trajneri i kombëtares Xhani de Biazi.

(d.b/shqiptarja.com)