Të besuarit e trajnerit Mirel Josa realizuan një paraqitje mjaft të mirë duke gjunjëzuar vlonjatët me rezultatin 3-1.
Fillimisht ka shënuar Flamurtari me autorë Gjergji Muzakën në minutën e 8' pas një aksioni të bukur të miqve.
Por në minutën e 17' është sulmuesi kryesor i korcarëve, Pejic që ka barazuar shifrat duke i dërguar ekipet me rezultatin e barabartë të dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë Skënderbeu kërkon me ngulm golin e fitores dhe e gjen në minutën e 68' me Plakun.
Rubio reagon duke bërë disa ndryshime që nuk kanë sjellë rezultat, pasi Pejic shënon edhe golin e tretë në minutën e 76' duke fundosur Flamurtarin.
Ndërkohë që presidenti Gjika sipas informacioneve jo zyrtare do të largohet nga drejtimi i ekipit.
(dylber balla)
