Ekipi korçar i Skënderbeut ka arritur të fitojë për herë të parë trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Korçarët u përballën në finale me ekipin e Laçit, një ndeshje, fati i të cilës u vendos nga pika e bardhë e penalltisë.
Skënderbeu kaloi në avantazh i pari në minutën e 7’ me anë të një goli të Pejiç. Ndeshja pati shumë ritëm dhe emocione, sidomos pas daljes me karton të kuq të Carls në minutën e 69’ dhe të Orelesit në minutën e 95’.
Kur u duk se ndeshja do të përfundonte në favor të Skënderbeut, Buljan ka barazuar rezultatin në minutën e 93’. Pas 120 minutave, u desh që fati i lojës të ndahej nga penalltitë.
Juglindorët u treguan më të saktë për sa i përket gjuajtjeve nga pika e bardhë, çka i dha mundësinë të ngrenë për herë të parë trofeun e Superkupës. Finalja midis Skënderbeut dhe Laçit u zhvillua në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com