Gjergj Muzaka është një nga futbollistët që ka spikatur me ekipin e Skënderbeut në pjesën e parë të edicionit, por ofertat nga jashtë vendit mund të lëkundin vendimin për të përfunduar kampionatin në Korçë. Muzaka për ‘Shqiptarja.com’ bën një analiza të fazës së parë të Skënderbeut dhe kundërshtarëve.
“Kemi zhvilluar një edicion të mirë dhe për këtë morëm shpërblim titullin kampion të dimrit. Objektiv është titulli kampion, kemi edhe shumë punë përpara për të bërë, pasi ka disa ekipe si Partizani, Flamurtari, Teuta apo edhe Kukësi që janë në garë.
Përsa i përket të ardhmes, unë kam një kontratë me Skënderbeun, por kohët e fundit kam pasur oferta edhe nga jashtë vendit, të cilat jam duke i vlerësuar. Por cfarë do lloj vendimi që të marr më parë do të kalojë nga Skënderbeu.
Nëse klubi do të ketë një përfitim dhe unë do të vendos të largohem, nuk e përjashtoj mundësinë që të luaj jashtë vendit” tha ai. Në vazhdim, Muzaka flet edhe për deklaratën e presidentit, Take për një tolerim ndaj Tiranës, por a do ta bënte një gjë të tillë me zemër në fushë një ish-dem i kuq?
“Unë jam futbollist i Skënderbeut, kjo do të thotë që do të respektoj cdo vendim të klubit dhe të jap maksimumin në fushë, pasi kjo është detyra ime. Nuk jam në dijeni dhe nuk mund të flas për një ndihmë ndaj ekipeve të veçanta. Qëllimi ynë është që të dalim kampion.
Nëse do të flisja për një ekip të dytë që kam në zemër pas Skënderbeut, të gjithë e dinë se cili është” deklaron Muzaka. Në fund nuk kishte si të mos mungonte edhe një koment për faktin që është ‘injoruar’ nga De Biasi edhe pse është një nga futbollistët që ka spikatur më shumë në kampionat. “Nuk dua që të stresoj veten duke menduar për arsyet se përse nuk jam pjesë e kombëtares dhe të hap plagët e vjetra.
Detyra ime është që të luaj dhe të jap maksimumin në fushë, ftesa është e drejtë ekskluzive e De Biasit, ai i di arsyet” përfundon Muzaka. Në merkaton e verës, ish-Presidenti i Partizanit, Sallaku ngulmoi për të sjellë në ekipin e kuq, Muzakën, por ky i fundit pas largimit nga Vlora zgjodhi Skënderbeun përpara Partizanit.
/Shqiptarja.com