Skënderbeu ka ndalur Neftci Bakun në shtëpi duke i marrë një barazim, por mbi të gjitha nuk pësojë gol në fushë kundërshtare duke rritur ndjeshëm shanset për një kualifikim në turin tjetër eleminator të Champions League. Rezultati mund të quhet padyshim surpriza, pasi kuotimet e basteve, por edhe renditja në FIFA dhe vlerë monetare e dy ekipeve kishte një diferencë shumë të madhe në favor të ekipit të Azerbajxhanit.
Presioni ka qenë mbi vendasit, pasi u duhet që të fitonin me cdo kusht këtë ndeshje për të qenë më të qetë në ndeshjen e kthimit në Shqipëri, ndërsa korcarët e drejtuar nga Mirel Josa nuk kanë pasur aspak presion përvec faktit që duhet të tregoheshin vigjilentë gjatë gjithë kohës për të shmagur pësimin e golit dhe për këtë ia kanë dalë më së miri.
Mirel Josa ka zbritur në fushë me një formacion 4-1-4-1 që synonte një mbrojtje të hekurt dhe jë mesfushë të fortë, e cila do të ndalonte kundërshtarin përmes shkatërrimit të sulmeve që t’i afrohej portës. Ndërsa vendasit kanë zbritur në fushë me një formacion sulmues për të zhbllokuar sa më shpejt shifrat për të qenë të qetë, por ndodhi e kundërta. 45’ e para u karakterizuan nga një lojë e fortë në mesin e fushës me azerët që sulmonin pa pushim nga krahët, por Skënderbeu i kthyer i gjithë në mbrojtje me Shehin në një ditë shumë të mirë nuk lejuan prekjen e rrjetës.
Në pjesën e dytë Gilman Lika, Shkëmbi, Orelesi dhe Lilaj tentojnë që të vendosin në vështirësi Neftchin me disa dalje të shpejta nga krahët, aty ku është edhe pika më e fortë e shkodranit, por vendasit nuk lejojnë që topi të shkojë në rrjetë. Minutat e pjesës së dytë ishin shumë të tensionuara, aq sa arbitrit iu desh të nxirrte 8 kartonë të verdhë. Në të 76′ Denis Silva lëshon një predhë drejt e në portën korcare, por portieri Shehi grushton mrekullisht topin, duke evituar një gol të sigurt. Vonesat në fund shënuan disa episode të tensionuara, por nuk ndryshuan rezultatin. Pas ndeshjes, Josa deklaroi se e merituam barazimin plotësisht.
/Shqiptarja.com