Skënderbeu-Partizani, 440
policë për sigurinë e ndeshjes

Skënderbeu-Partizani, 440<br />policë për sigurinë e ndeshjes
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv për ndeshjen e futbollit Skënderbeu- Partizani.
 
Rreth 440 punonjës policie të angazhuar për të garantuar rendin  gjatë aktivitetit. 320 punonjës policie nga strukturat e policisë që operojnë në qarkun Korçë dhe rreth 120 punonjës policie të FNSH-së.
 
Policia e Korçës e mbështetur nga disa grupe të FNSh-së Tiranë kanë marrë një sërë masash për të garantuar rendin.
 
Të gjitha lokalet rreth stadiumit do jenë të mbyllura deri në përfundim të aktivitetit. Janë rritur patrullimet në qytet me qëllim mbajtjen në kontroll të dy tifozerive.
 
Janë marrë masa për  shoqërimin e skuadrave, të arbitrave si dhe të tifozëve të skuadrës mike.
 
Policia e Korçës iu bën thirrje të dy tifozerive që të tregojnë qytetari e të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti futbollistik. Policia e Korçës është e vendosur për të ndëshkuar cilindo që do tentojë të prish rendin  dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?